Kyle Scott: Ende ka mundësi për marrëveshje Kosovë -Serbi

Aktuale

Kyle Scott: Ende ka mundësi për marrëveshje Kosovë -Serbi

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 16:37
Amabasadori i SHBA-së, Kyle Scott

Amabasadori i SHBA-së, Kyle Scott, ka folur sot rreth arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se për këtë nevojitet një mbështetje nga fuqitë e mëdha, megjithatë puna kryesore sipas tij mbetet tek Prishtina dhe Beogradi.

“Mendoj se një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ende e mundur, dhe shpresoj se liderët e rajonit do ta mbështesin këtë, sepse ne e kemi mundësinë për të ndërtuar marrëveshje për paqe dhe stabilitet” ka thënë ambasadori i SHBA-së gjatë një vizite në Kryqin e Kuq.

Ai ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet ta arrijnë një marrëveshje e cila do të jetë e përhershme.

Ai ka thënë se një mbështetje nga SHBA-ja, Rusia dhe Gjermania do të ishte  e nevojshme për implementimin e një marrëveshje, por thekson se puna kryesore për të arritur një marrëveshje të tillë duhet të bëhet nga Prishtina dhe Beogradi.

Scott ka folur edhe rreth deklarimeve të senatorit Ron Johnson i cili ka thënë se SHBA-ja ende nuk ka vendosur vija të kuqe sa i përket kufijve të Kosovës.

“Është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. SHBA-ja do të vlerësojë nëse një marrëveshje e tillë është në të mirën dhe stabilitetin e rajonit. Është një proces i hapur. Mendoj se është një moment i mirë dhe se ky problem duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, dhe pse jo tani?”, ka përfunduar ambasadori i SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat