PSD mbështet kërkesat e punëtorëve të KEDS-it

Aktuale

PSD mbështet kërkesat e punëtorëve të KEDS-it

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 18:24
Protesta e punëtorëve të KEDS-it

Partia Socialdemokrate mbështet protestën e organizuar sot nga Sindikata e KEDS, duke theksuar veçanërisht kërkesat e drejta të punëtorëve sindikalistë për rritje pagash dhe zbatim të kontratës kolektive.

“Rritja e pagave që kërkojnë ata është minimumi i kthimit për kontributin që japin me mendjen dhe djersën e tyre”, thuhet në deklaratë.

Partia Socialdemokrate shpreh solidaritet dhe gatishmëri për mbështetje ndaj secilës përpjekje e kërkesë për barazi.

“Në Kosovë, ligjshmëria gjen zbatim selektiv. Ligjet e dëmshme zbatohen në mënyrë rigoroze, kurse ato të drejta që u garantohen punëtorëve me Ligjin e Punës shkelen vazhdimisht, ndërkohë që Kontrata Kolektive nuk zbatohet fare. KEDS madje ka shkuar më tej, ai nuk do të dijë për zbatimin e vendimeve të gjykatave, kur ato urdhërojnë kthimin e punëtorëve në vendet e punës. Heqja e punëtorëve nga puna, moszbatimi i kontratave janë bërë dukuri të zakonshme, pikërisht sepse shteti dhe institucionet nuk janë në anën e punëtorëve”, përfundon deklarata e PSD-së.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat