Selimi: Thaçi e Vuçiqi kanë një marrëveshje dhe po e mbajnë të fshehtë

Aktuale

Selimi: Thaçi e Vuçiqi kanë një marrëveshje dhe po e mbajnë të fshehtë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 21:00
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Thaçi po luan me rezoluta dhe po manipulon me shqiptarët e asaj pjese.

Selimi në “Dossier D” ka thënë se “shqiptarëve në Preshevë po u ofrohet ose këmbimi i territoreve ose mbetja nën Serbi dhe për ta, të dyja këto alternative janë të këqija”.

“Është shumë e padrejtë t’u ofrohen vetëm këto dy alternativa shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ose duhet të shkëmbeheni me territore ose të mbeteni nën Serbi”, tha ai.

Sipas tij, Thaçi do të duhej t’i mbronte të drejtat e shqiptarëve atje, “ai territor nuk po përmendet si tërësi”.

“Thaçi po ndan Kosovën dhe po tenton të ndajë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore. Nuk mund të kenë më shumë të drejta shqiptarët e Preshevës se ata të Bujanocit”.

“Është një projekt për ta ndarë Kosovën për së brendshmi, dhe ta ndajë Kosovën Lindore”.

Selimi ka thënë se Thaçi dhe Vuçiqi kanë arritur një marrëveshje, por nuk po duan ta bëjnë publike.

“Edhe nëse nuk kanë marrëveshje, që unë e di që ata kanë marrëveshje, por kanë plan, pse nuk e bënë publik planin. Vetë mbajtja e fshehtë e këtij plani, tregon se diçka e keçe po i përgatitet Kosovës dhe Kosovës Lindore”, deklaroi Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat