Lëvizja Vetëvendosje në Drenas ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, pasi që janë bërë 6 vite që nga vënia e gurthemelit të Kullës së tribunit e komandantit Shaban Polluzha dhe që nuk ka arritur të përfundohet ende.
Gurthemelin e Kullës e kanë vënë në vitin 2012 ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku.
“Më shumë se 6 vite nga vënia e gurthemelit të Kullës së tribunit e komandantit Shaban Polluzha.
Tri qeveri nuk mund ta kryejnë një projekt prej 88,000 euro. Se sa janë këta pushtetarë për të respektuar të kaluarën tonë të lavdishme shihet në zvarritjen e këtij projekti i cili nuk është shumë kushtues se sa ka rëndësi historike.
Më poshtë po ua përcjellim edhe fotot e gjendjes së tanishme dhe një foto kur ishte vendosur guri themeltar nga atëkohë ish-kryeministër e tani Presidenti Thaçi.
Kjo tregon më së miri se sa është serioz në mbajtjen e premtimeve dhe vendimeve të tij”, thuhet në reagimin e Lëviezjes Vetëvendosje në Drenas.