Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar pas kandidimit të anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavilecit, në garën për drejtor menaxhues të KEK-ut.
Krasniqi thotë se me emërimin e tij në krye të KEK-ut, kjo ndërmarrje do të vijë në gjendjen e PTK-së dhe KEDS-it.
Tutje, deputeti i PSD-së ka paraqtur edhe ciklin e shkatërrimit të një ndërmarrjeje publike.
Ja positmi i Krasniqit:
Me emërimin e Blerand Stavilecit në krye të KEK-ut, pas pak vitesh kjo ndërmarrje do të vijë në gjendjen e PTK-së dhe të KEDS-it.
Sepse cikli i shkatërrimit të një ndërmarrjeje publike mbetet i njëjti:
Bëhet drejtor një militant i partisë në pushtet,
Në vend që ai ta zhvillojë ndërmarrjen e përdor atë, përmes tenderave e punësimeve, si resurs për partinë,
Ndërmarrja vjen buzë falimentimit,
Ndërmarrja privatizohet me një çmim shumë të lirë,
Pronari privat fillon largimin e punëtorëve, uljen e pagave dhe në përgjithësi shkelljen e të drejtave të tyre.