Luta thumbon keq Armend Zemajn, Haxhi Avdylin e Vjosa Osmanin: Po çuditem me këtë nusen e…

Aktuale

Luta thumbon keq Armend Zemajn, Haxhi Avdylin e Vjosa Osmanin: Po çuditem me këtë nusen e…

Nga: N.H Më: 11 shtator 2018 Në ora: 22:18
Armend Zemaj, Haxhi Avdyli e Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri

Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër deputetët e partisë së vet.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk çuditet me deputetët Armend Zemaj dhe Haxhi Avdyli, por çuditet me, siç e ka quajtur ai nusen e Preshevës, duke iu referuar deputetes Vjosa Osmani.

Me tej ka thënë se dëshiron t'i tregojë asaj dhe atyre që shesin mend për përfitim të votave, se përveç që e ka sjellë shtatoren e Idriz Seferit në Gjilan, do ta sjellë vendlindjen e tij në Kosovë. 

Ja postimi i tij i plotë:

Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi.

Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën.

Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat