"Hapi radhës është koalicioni kombëtarë VV-LDK"

Aktuale

"Hapi radhës është koalicioni kombëtarë VV-LDK"

Nga: N.H Më: 11 shtator 2018 Në ora: 23:32
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, thotë se, LDK dhe qëndrimi i saj që u përforcuan sot për të mospërkrahur eksperimentimet e Thaçit dhe tradhtisë së tij kombëtare.

Abazi thotë se, hapi radhës është koalicioni kombëtar demokratik LVV- LDK dhe gjithë njerëzit që e duan dhe e mbrojnë shtetin dhe kushtetutën.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova është me fat ta ketë Lëvizjen Vetëvendosje, që siç thotë Abazi, partinë që nuk bëri kompromise për pushtet.

Ja postimi i Haki Abazit:

Idriz Seferi eshte nga Karadaku. Lugina është shqiptare dhe ka nevoje per Shqiptaret dhe jo per manipulim folklorik dhe tradheti kombtare.

Kosova eshte me fat me pase Levizjen Vetevendosje, partine qe nuk beri kompromise per pushtet dhe nuk pranoi asnjehre të hyje ne kalkulime per perfitime por qendroi e palekundur ne procesin e shtetesise dhe të drejtes nderkombtare per vetvendosje qe u konfirmua edhe nga vendimi i gjykates nderkombetare te drejtesise.

LDK dhe qendrimi i saj qe sot u perforcua tutje per te mosperkrahur eksperimentimet e Tacit dhe tradhtetise se tij kombetare, po e ndajne shaping nga sheqeri.

Hapi radhes eshte koalicioni kombetare demokratik LVV- LDK dhe gjithe njerezit qe e duan dhe e mbrojne shtetin dhe kushtetuten. Ata jane të gjithe Shqiptaret bashke për shtetin, për demokracine, për drejtesine. Kthim mbrapa nuk ka, Taci u kry!

Pershendetje nga Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat