Berisha e quan Vuçiqin qaraman: Është Millosheviq i dytë

Aktuale

Berisha e quan Vuçiqin qaraman: Është Millosheviq i dytë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:55
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandar Vuçiqit, ku kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq e kishte quajtur lider të madh.

Berisha ka thënë se Vuçiq përmes këtyre deklaratave ka dëshmuar se është një qaraman i vërtetë, teksa e ka quajtur Millosheviq të dytë.

Ish kryetari i PD-së i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të analizojë vizitën dhe qëllimin e presidentit serb në Kosovë.  

Berisha: Vuçiq është Millosheviq i dytë

“E shfrytëzoj rastin për të dënuar publikisht qëndrimin e Aleksandar Vuçiq, i cili erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Madhe të Millosheviqit , dhe erdhi me flamurin e doktrinës të Vaso Çubrilloviqit, i cili në çdo takim dhe mbledhje fliste vetëm për demografi dhe pyeste se sa shqiptarë janë, sikur të ishin alienë shqiptarët dhe jo banorë mijëra vjeçar në trojet e tyre. Edhe njëherë i bëj thirrje këtij komuniteti ndërkombëtar, të studiojnë vizitën e tij, se cili është ky qaraman, se ky është burrë shteti që rrin dhe qahet në çdo vend bënë viktimën në ndërkohë kur ai është një Millosheviq i dytë, plus një Çubrilloviq”, tha Berisha sot në Tiranë pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat