Djali i deputetit të vrarë të LDK-së zbulon bisedën e Hazirit me Veselin: Lutës me shumë shokë, nuk ju han palla për... - Bota Sot
Djali i deputetit të vrarë të LDK-së zbulon bisedën e Hazirit me Veselin: Lutës me shumë shokë, nuk ju han palla për...

Aktuale

E shtunë, 17 nëntor 2018

Djali i deputetit të vrarë të LDK-së zbulon bisedën e Hazirit me Veselin: Lutës me shumë shokë, nuk ju han palla për...

Nga: P.R Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:35
Lutfi Haziri dhe Kadri Veseli / Foto ilustrim “Bota sot”

Shpëtim Hajdaraj, djali i deputeti të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetarit të LDK-së, Lufti Haziri, i cili gjatë ditës së djeshme u përfshi në polemika të ashpra me Vjosa Osmanin.

Sipas Hajdarajt, Lutës me shokë në LDK nuk u ha “palla” për 20 zyrtarët e vrarë të LDK-së për motive politike.

“Lutës me shumë shokë n'LDK , nuk ju han palla për këta 20 zyrtarët e lartë të LDK-së të vramë për motive politike. Bile , si t'paguximshëm që janë , ndër tavolinë përshpërisin (llomotisin) se janë çështje familjare. Më kujtohet gjatë një debati në KLAN , n'atë kohë Fatmir Limaj si avokat i SHIK-ut ( pas daljes në skenë të Nazim Bllacës , 2009) në debat i tha : le bre Lutë , se me Kadrinë jam kan kur e thirre në telefon e i the "Më fal , por ashtu u desht me deklaru" ( fjala ishte për leximin e deklaratës nga Luta në emër të LDK-së ku thuhej "SHIK-u , organizatë fantome")”, ka shkruar në një koment, Shpëtim Hajdaraj, djali i deputeti të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

Image
Komenti nga Shpëtim S. Hajdaraj
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test