Limajt i vjen një goditje nga Malisheva: Fatmiri gjithmonë shef e ka pas Hashimin

Aktuale

Limajt i vjen një goditje nga Malisheva: Fatmiri gjithmonë shef e ka pas Hashimin

Nga: N.H Më: 12 shtator 2018 Në ora: 13:15
Fatmir Limaj

Ish-kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Berisha, thotë se kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjithmonë shef e ka pasur ish-kryetarin e PDK-së.

Ai thotë se Thaçit i duhet një ekip për bisedime me Limajn në krye, vetëm sa për ti legjitimuar takimet e tij me Vuçiqin në të ardhmen.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha bën thirrje që kreu i vendit të ndalet.

Ja postimi i plotë i Berishës:

Fatmiri gjithmonë shef e ka pas Hashimin. 

Bile të gjithë në PDK, Hashimin e kanë thirrë shef e jo kryetar. 

Hashimit i duhet një ekip për bisedime me Fatmirin në krye, vetëm sa për ti legjitimuar takimet e Hashimit me Vuçiqin në të ardhmen.

Thjesht vegla për të cilët nuk ka aspakt respekt dhe i manipulon e shantazhon ashtu siç po i manipulon përfaqësuesit e Luginës së Preshevës vetëm që të mund ta hapë temën e ndarjes së Kosovës në Bruksel.

Hashimi duhet të ndalet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat