Haziri – Osmanit: Është bë popullore me sha Thaçin dhe me fitu në emër të tij

Aktuale

Haziri – Osmanit: Është bë popullore me sha Thaçin dhe me fitu në emër të tij

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:29
Lutfi Haziri, Vjosa Osmani

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri, ka folur lidhur me polemikat me deputeten e partisë së tij, Vjosa Osmani. Për Hazirin, kanë qenë të papranueshme portretizimet që ia kanë bërë mediat këtij debate, duke e quajtur luftë të brendshme të LDK-së.

Haziri thotë se nuk ka kurrfarë lufte të brendshme në LDK, por ka vetëm mendime shpeshëherë të ndryshme karshi situatës politike në vend.

E kritikës së Osmanit se ‘temën e ndarjes po e ngjallin gënjeshtrat dhe mashtrimet e Hashimit bashkë me njerëzit që përkrahin ato ide, Haziri, u është përgjigjur se ‘është bërë popullore me e sha Thaçin dhe me fitu në emër të tij’.

“Është bë popullore me sha Thaçin dhe me fitu në emër të Thaçit. Sepse në anën tjetër besueshmëria apo pabesueshmëria popullore në Kosovë e përcjell në kontinuitet tash e 20 vjet zotin Thaçin.  Nuk duhet me pranu në asnjë mënyrë, është e papranueshme që me komunikimin në Facebook me deklarata me u kualifiku si rivalitet politik, siç e kanë portretizu në disa portale”, ka thënë Haziri.

“Ai thotë se nuk është kurrfarë lufte për të marrë udhëheqjen e LDK’së në këtë situatë, pasi që thotë se ‘respekton Osmanin’ dhe se lidhur me zgjedhjet e brendshme në LDK, ato mbahen brenda afateve kohore të caktuara me rregulloret e partisë.  Nuk ka asnjë lloj kandidature këtu. Nuk ka kurrfarë lufte të msheftë, respektoj angazhimin politik të Vjosës, dallimet politike mund të jenë evidente, nuk ka të bëj asgjë tjetër, ky është vetëm angazhim politik Kjo nuk është hera e parë, unë edhe vitin e kaluar komunikime të tilla kam pasur për shembull me Ismet Beqirin. Ne nuk kemi të msheftë edhe s’ka konspiracione politike këtu.”, ka thënë ai.

Ndryshe, polemikat mes Hazirit dhe Osmanit, nisën pas një mbledhjeje të strukturave të LDK’së të mbajtur në Mitrovicë dje. Pas kësaj mbledhje, disa deputetë të LDK’së vizituan kullën e Isa Boletinit.

Për këtë, Lutfi Haziri shkroi në Facebook:

“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi.

Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën.

Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!”

 Kurse deputetja Vjosa Osmani iu përgjigj në këtë mënyrë:

Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës.

Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë.

Askush s’ka çka çuditet nga qëndrimet e mia, sepse ato janë qëndrime të LDK-së, të mbrojtjes së integritetit territorial, kushtetutës e deklaratës së pavarësisë dhe paqes dhe sigurisë në rajon, e të vulosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këto qendrime nuk janë vetëm të miat, Armend Zemajt e Haxhi Avdylit, por janë të Kryesisë së LDK-së, degëve të LDK-së dhe gjithë Grupit Parlamentar të LDK-së. Por mbi të gjitha janë qëndrime që mbrojnë shqiptarët e Luginës nga gënjeshtrat e mashtrimet tuaja e të Hashimit. Qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit nuk përbijnë më dot kurthe që ju dhe Thaçi ua servoni e nuk lejojnë që dinjiteti i tyre të përdoret për perfitime tuajat elektorale.

Për fund, ju përshëndes me këto fjalë të heroit Isa Boletini nga viti 1901.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat