Hoxha kërkon miratimin e dy projektligjeve të rëndësishme për procesin integrues - Bota Sot
Hoxha kërkon miratimin e dy projektligjeve të rëndësishme për procesin integrues

Aktuale

E shtunë, 17 nëntor 2018

Hoxha kërkon miratimin e dy projektligjeve të rëndësishme për procesin integrues

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 16:59
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka ftuar deputetët të rikonfirmojnë unitetin duke miratuar dy projektligje të rëndësishme për procesin integrues.

Projektligjet që pritet të votohen janë ai për ratifikimin e Marrëveshjes financiare IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”, vlera e marrëveshjes së parë është 48 milion euro, ndërsa e dyta, përmban fonde me vlerë 187 milionë euro.

Sipas ministres Hoxha, miratimi këtyre dy projektligjeve, ia mundëson Kosovës qasjen e menjëhershme në programe të dobishme për shumë fusha me prioritet.

Postimi i plotë në Facebook:

“Ftoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të rikonfirmojnë unitetin duke miratuar dy projektligje, të rëndësishme për qytetarët dhe procesin integrues. Projektligjet po shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, për të qenë sa më shpejt afër fondeve të dedikuara për shtetin dhe qytetarët tonë.

Në vijim të këtij interesi nacional, uroj miratimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.

Projektligji Marrëveshje financiare, rregullon zbatimin e programit IPA 2017, pjesa e parë përfshin 11 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e njeriut, efiçiencën e energjisë, ekonominë digjitale, sigurinë ushqimore si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale. Në tërësi, programi konsiston në financimin e 48 milionë euro nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, ndërsa shuma totale është 49.45 milionë euro, ku përfshihet edhe bashkëfinancimi nga ana jonë në shumën prej 1.45 milionë euro. 

Programi “Evropa për qytetarët”, përmban fonde me vlerë 187 milion euro që promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus ka autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile. Programi zbatohet nëpërmjet thirrjeve për propozime, ku ftohen organizatat nga vendet e BE-së dhe vendet tjera që kanë qasje në program për të aplikuar.

Miratimi i këtyre dy projektligjeve, mundëson afrimin e qytetarëve menjëherë në programet, duke pasur qasje si: Binjakëzimi i qyteteve (towntwinning) dhe Rrjeti i qyteteve (networkoftowns), të cilat iu dedikohen projekteve të përgatitura nga autoritetet lokale.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test