Kurti takon Ambasadorin e Gjermanisë, flasin për qëndrimin e kalcelares Merkel - Bota Sot
Kurti takon Ambasadorin e Gjermanisë, flasin për qëndrimin e kalcelares Merkel

Aktuale

E shtunë, 17 nëntor 2018

Kurti takon Ambasadorin e Gjermanisë, flasin për qëndrimin e kalcelares Merkel

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 20:23
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufcën, dhe zyrtaren nga Sekretariati për Marrëdhënie me Jashtë, Diona Budimën, takuan sot Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, dhe Sekretaren e Parë, Anja Becky.

Gjatë takimit, Kryetari Kurti ka falënderuar Ambasadorin Heldt për qëndrimin parimor dhe të fortë të Kancelares Angela Merkel në mbrojtje të shtetësisë dhe integritetit te Kosovës. Në vazhdim, ai shpalosi kundërshtimin e Lëvizjes Vetëvendosje! ndaj dialogut joparimor e të papërgjegjshëm që po zhvillon presidenti Thaçi. Përdorimi i togfjalëshve si “korrigjim kufijsh”, “shkëmbim territoresh”, apo “kompromise të dhimbshme”, vetëm sa i kanë inkurajuar pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Po ashtu, Kurti i përkujtoi Ambasadorit Heldt se Kuvendi i Kosovës, më 7 dhjetor 2011, miratoi rezolutën për reciprocitet me Serbinë, por ajo shpejt u anulua gjashtë javë më pas, më 20 janar 2012, nga një rezolutë e koalicionit qeverisës, të prirë asokohe nga PDK-ja dhe Thaçi. Reciprociteti i plotë mes Kosovës e Serbisë është rruga për raporte të mira fqinjësore dhe parimi rreth së cilit duhet të bashkohen forcat politike në Kosovë.

Pas kundërshtimit ndërkombëtar që përjetoi dhe fjalimit të Presidentit të Serbisë Vuçiq në Mitrovicë, iniciativës së Presidentit Thaçi, për të ecur para, i nevojiten incidente në terren, tensione të reja dhe destablizim i situatës, theksoi Kryetari Kurti. Prandaj, ai tha se ne e mbajmë përgjegjës Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për dhunën që mund të shfaqet. Kryetari i Grupit Parlamentar Konjufca shtoi se Thaçi po vepron kokë më vete, nuk është zëri i popullit dhe nuk ka mbështetje në këtë aventurë personale tijën.

Në fund, bashkërisht u konstatua nevoja e vazhdimit të bashkëbisedimit edhe në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test