Ahmeti tregon se pse Thaçi e pranoi Limajn në dialog

Aktuale

Ahmeti tregon se pse Thaçi e pranoi Limajn në dialog

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 21:53
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka pranuar emrin e Fatmir Limajt për udhëheqës të ekipit qeveritar në dialogun me Serbinë sepse “ka kuptuar që s’ka përkrahjen e plotë”.

Ahmeti duke folur për letrën e opozitës drejtuar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se kjo letër ka qenë propozim i LDK-së.

“Ka zgjatë dy tri ditë dhe është propozim i LDK-së. Zakonisht ne jemi përgjigj kësaj ftese edhe pse të tjerët shpesh nuk u janë përgjigjur ftesave tona”, ka thënë Ahmeti.
“Ne kërkojmë një ofertë serioze që të përfshihemi në proces”, ka thënë ai, sa i përket dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat