Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për bashkëpartiaken Teuta Rugova, e cila po i “tradhton” qëndrimet e partisë.
Vajza e ish-presidentit Rugova që e kishte përkrahur koalicionin PAN kishte vepruar përsëri kundër qëndrimit të partisë, pasi që kishte marrë pjesë në seancën e fundit të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për të votuar ekipin negociator.
Sipas Hazirit, ajo e ka qartësuar votën e saj qysh në fillim.
“Teuta Rugova e ka qartësuar votën e vet prej fillimit. Vota e Teuta Rugovës është kapitalizu në resort portfolio në ministri. Vota e saj është e definume, vota e saj është ndarë pro qeverisë qysh në fillim”, tha Lutfi Haziri.
Sipas tij, LDK-ja ka treguar mirëkuptim për vendimin e Teuta Rugovës për shkak të personalitetit dhe figurës së Ibrahim Rugovës.