Deda: Sot është momenti të votohet për rezolutën kundër Thaçit - Bota Sot
Deda: Sot është momenti të votohet për rezolutën kundër Thaçit

Aktuale

Deda: Sot është momenti të votohet për rezolutën kundër Thaçit

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 11:05
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, tha se sot ka qenë momenti i duhur që të votohet rezoluta e nisur nga opozita kundër Thaçit.

“Këtë situatë jo të lehtë në të cilën po kalojmë edhe diskutimet nuk na treguan zgjidhje, deklarativisht gjithë jemi për integritet territorial të Kosovës, ka qenë moment i mirë ta votojmë rezolutën”, tha Deda.

Ndërkohë, seancën e rregullt që po mbahet në Kuvend e ka bojkotuar LDK-ja dhe VV-ja. Ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahet seanca e jashtëzakonshme pastaj kjo e rregullta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat