Sondazhi i KDI-së: Ja cila parti do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Aktuale

Sondazhi i KDI-së: Ja cila parti do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 14:43
Konferenca për media e KDI

(E plotësuar) - Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet, sipas së cilit del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet, subjekti më i votuar do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës me 23.8 përqind të votave, pastaj, Partia Demokratike e Kosovës me 18.4 përqind, Lëvizja Vetëvendosje me 17.6 përqind, si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.8 përqind.

Eugen Cakolli nga KDI, duke prezantuar sondazhin me 1200 persona, tha se lidhur me punën e institucioneve të Kosovës, rezultatet tregojnë se 74 përqind e qytetarëve mendojnë se gjërat janë duke shkuar në drejtimin e gabuar, ndërsa 20 përqind kanë vlerësuar se gjërat janë duke shkuar në drejtimin e duhur.

Ndërsa, 72 përiqind e të anketuarve janë të pa kënaqur me punën e Qeverisë dhe Kuvendit.

Cakolli: 72 përiqind janë të pakënaqur me punën e Qeverisë dhe Kuvendit

“Sipas rezultateve del se 72 përqind e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë dhe vetëm 26 përqind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë... Në kuadër të punëve të qeverisë, qytetarët janë pyetur edhe lidhur me problemet apo çështjet kryesore me të cilat ata janë ballafaquar personalisht gjatë gjashtë muajve të fundit. Sikur edhe herëve të tjera papunësia del të jetë shqetësimi kryesor i qytetarëve të Kosovës, e cila është evidentuar në 61 përqind. Pas papunësisë, renditet mungesa e liberalizimit të vizave  me 43 përqind, si dhe mungesa e sundimit të ligjit, gjendja e keqe në shëndetësi, mungesa e arsimit cilësor, siguria në trafik... Ngjashëm sikur edhe për punën e Qeverisë, 72 përqind e qytetarëve kanë deklaruar se janë të pakënaqur me punën e Kuvendit të Kosovës”, ka theksuar Cakolli.

Në përgjithësi, sipas tij, trendët tregojnë se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje të parakohshme, rreth 70 përqind e qytetarëve do të merrnin pjesë në zgjedhje, ndërsa tri subjektet më të votuara do të ishin LDK me 23.8 përqind, PDK me 18.4 përqind, LVV me 17.6 përqind, AAK me 8.8 përqind, Nisma Socialdemokrate me 4.9 dhe PSD me 2 përqind.

 Cakolli: LDK, subjekti më i votuar

“Nëse këta qytetarë do të dilnin të votonin, del se subjekti më i votuar do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila prinë me 23.8 përqind, ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.4 përqind të votave. Pas tyre renditet Lëvizja Vetëvendosje me 17.6 përqind, si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.8 përqind. 4.1 përqind e të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin për Listën Serbe, ndërsa Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosovare e Re dhe Alternativa janë subjekte që sipas preferencave të qytetarëve të deklaruar në këtë hulumtim nuk do të arrinin të kalonin pragun zgjedhor prej 5 përqind”, ka thënë Cakolli.

Po ashtu sipas këtij sondazhi të KDI-së, 53 përqind e të anketuarve mendojnë se deputetët nuk janë llogaridhënës.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para në një sondazh të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Sondazhi i prezantuar sot tregon se LDK ka një distancë të ndjeshme ndaj partive tjera rivale.

Sipas këtij sondazhi, nëse zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbaheshin këtë të diel, 23.8 përqind e elektoratit do të votonin për LDK-në.

Në vendin e dytë është radhitur PDK me 18.4 përqind të votave ndërsa Vetëvendosje e treta me 16.6 përqind.

AAK është partia e fundit e cila do ta kalonte pragun prej 5 përqind të votave për të marrë ulëse në Kuvend. Sondazhi tregon se 8.8 përqind e votuesve do të votonin për partinë e cila aktualisht drejton qeverinë e Kosovës.

NISMA Social Demokrate është vetëm pak nën pragun e kërkuar me 4.9 përqind ndërsa PSD ka marrë 2 përqind të votave të respondentëve duke lënë mbrapa AKR-në me 1.7 përqind dhe Alternativën me 0.6 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat