Liberalizimi i vizave për Kosovën, Kryemadhi: Drita jeshile një mesazh për perspektivën evropiane

Aktuale

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Kryemadhi: Drita jeshile një mesazh për perspektivën evropiane

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:20
Monika Kryemadhi

Parlamenti Europian dha dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën. 

Lidhur me këtë lajm  ka reaguar dhe kryetarja e LSI duke e cilësuar këtë ndodhi si të jashtëzakonshme.

'Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Parlamenti Europian i hap dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën, duke dhënë kështu një mesazh të qartë të perspektivës së saj europiane.

Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera.

Uroj që edhe Këshilli Europian të miratojë sa më parë këtë rekomandim të Parlamentit Europian, për t’i hapur rrugë më pas bashkëpunimit të mëtejshëm të rajonit tonë me Bashkimin Europian. ' shkruan Kryemadhi në postimin e saj. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat