PSD: Izolimi i qytetarëve të Kosovës duhet të merr fund - Bota Sot
PSD: Izolimi i qytetarëve të Kosovës duhet të merr fund

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

PSD: Izolimi i qytetarëve të Kosovës duhet të merr fund

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 17:16
Shpend Ahmeti

Partia Socialdemokrate ka mirëpritur votimin e sotëm të Parlamentit Evropian për rekomandimin e Komitetit për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme; për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ky miratim i cili e konfirmon mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për lirinë e lëvizjes të qytetarëve të Republikës. Duke i falënderuar eurodeputetët për mbështetjen, Partia Socialdemokrate fton institucionet përgjegjëse të Kosovës, të ndërmarrin veprime konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e cila ka ndikim të drejtpërdrejt edhe në marrjen e vendimit përfundimtar nga institucionet e tjera vendimmarrëse të Bashkimit Evropian”

Izolimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës, sipas PSD-së, duhet të merr fund. “Ai është mbi gjithash pasojë e politikanëve të korruptuar dhe të kriminalizuar në Kosovë. Çmimin nuk duhet ta paguajnë tutje qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test