Deliu-Kodra: Vendimi i Parlamentit Europian, i pritshëm

Aktuale

Deliu-Kodra: Vendimi i Parlamentit Europian, i pritshëm

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:20
Blerta Deliu – Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, e ka mirëpritur votimin e Parlamentit Europian sa i përket dritës jeshile për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ndërsa ka debatuar në Info Magazine, Deliu-Kodra ka thënë se ky vendim ishte i pritshëm pasi sipas saj është vënë në dukje gjithë kontributi dhe kriteret e plotësuara nga institucionet vendore.

”Ky vendim përben një ndër lajmet më të mira për qytetarët e Kosovës”.

”Kemi pritur një vendim të tillë, për shkak të përkushtimeve të institucioneve të Republikës së Koosvës. Nuk është dhuratë, por njohje e kontributit dhe përmbushjes së kritereve nga institucionet qendrore dhe lokale”.

”Kemi ende procedura për Bashkimin Europian, edhe pse takimi i sotëm nuk ka qenë i paraparë të zhvillohej në Strasburg. Por kjo konfirmon që ka një vullnet të mirë të eurodeputetëve që rastin e Kosovës ta trajtojnë me seriozitet”.

”Dua të përshëndes vlerësimin e eurodeputetëve kanë dhënë për Kosovën, por mbetet edne një hap tjetër që ne të ecim në këtë proces”.

”Meqë Kosova ka përbushur të gjitha drejtimet nga udhërrëfyesi e gjitha i mbetet tashmë Bashkimit Europian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat