Berisha akuzon Mogherinin, thotë se Isa Mustafa s'lejoi të hapej tema e ndarjes - Bota Sot
Berisha akuzon Mogherinin, thotë se Isa Mustafa s'lejoi të hapej tema e ndarjes

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Berisha akuzon Mogherinin, thotë se Isa Mustafa s'lejoi të hapej tema e ndarjes

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 06:47
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur hapur në mbrëmjen e sotme. Duke diskutuar për çështjen e Kosovës dhe projektin për ndarjen e saj, Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj përfaqësues së lartë të Politikës së Jashtme, Federica Mogherini.

Berisha ka treguar po ashtu se Isa Mustafa s'lejoi të hapej tema e ndarjes.  

"Çështja e ndarjes ka ardhur para ardhjes së Trumpit, unë e lidh atë me me serbofilinë dhe rusofilinë me ndërmjetësuese Mogerini. Kurse Fasino që është lançuesi i saj ka qenë i pari që ka hedhur këtë tezë . Pse nuk është ngritur kjo temë kur ishte kryeministër Isa Mustafa”, ka thënë Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test