Djali i mjekut të zhdukur të UÇK-së: Dëshira për të zbardhur fatin tënd më e madhe se për jetë - Bota Sot
Djali i mjekut të zhdukur të UÇK-së: Dëshira për të zbardhur fatin tënd më e madhe se për jetë

Aktuale

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Djali i mjekut të zhdukur të UÇK-së: Dëshira për të zbardhur fatin tënd më e madhe se për jetë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 07:51
Djali i tij, Gentriti thotë së dëshira për të zbardhur fatin e babait është më e madhe se dëshira për jetën.

Doktor Hafir Shala nga Krajkova që njihet si një nga mjekët e parë që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së në vitin 1998, u arrestua nga policia serbe dhe që nga ajo kohë nuk u gjetë më.

Tani më janë bërë 20 vite që kur familja nuk ka pranuar lajm nga doktori, mirëpo shpresat për ta gjetur ende nuk i kanë humbur.

Djali i tij, Gentriti thotë së dëshira për të zbardhur fatin e babait është më e madhe se dëshira për jetën.

Gentriti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se do të gjejë atë.

“Do të të gjejë…Do të të gjejë ! Dëshira për ta zbardhur fatin tënd është më e madhe se dëshira për jetën. Sypatrembur gjurmëve tua !!!”, ka shkruar Gentritit.

Kujtojmë që doktor Shala ishte kidnapuar nga forcat serbe me 10 prill të vitit 1998 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test