Haradinaj: Shqipëria është zëri më i fuqishëm që ka Kosova

Aktuale

Haradinaj: Shqipëria është zëri më i fuqishëm që ka Kosova

Nga: A.M. Më: 14 shtator 2018 Në ora: 09:46
Ramush Haradinaj dhe Ditmir Bushati

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Haradinaj ka njoftuar se kanë biseduar për fuqizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe projektet e përbashkëta zhvillimore në funksion të të ardhmes dhe të mirëqenies ekonomike e sociale.

Postimi i plotë:

Shqipëria është zëri më i fuqishëm që ka Kosova dhe ndihma e Shqipërisë në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës është e pazëvendësueshme. Kënaqësi ta pres Ditmir Bushatin, ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme në Republikën e Shqipërisë. Në një bisedë të hapur e miqësore, folëm për fuqizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve tona, bashkëpunimin rajonal dhe projektet e përbashkëta zhvillimore në funksion të të ardhmes dhe të mirëqenies ekonomike e sociale. Potencialin tonë të madh duhet të bëjmë çmos ta kthejmë në zhvillim dhe në integrim europian për të gjithë shqiptarët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat