Bushati: Kosova do ta kalojë sfidën e fundit për liberalizimin e vizave

Aktuale

Bushati: Kosova do ta kalojë sfidën e fundit për liberalizimin e vizave

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 12:11
Behgjet Pacolli dhe Bujar Nishani

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është shprehur i bindur se Kosova do ta kalojë edhe sfidën e fundit për liberalizimin e vizave, duke i dhënë fund izolimit apsurd.

Bushtai i bëri këto komente pas takimit me zëvendëskryeministri dhe ministrin e Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Ky i fundit e ripërsëriti se më 5 nëntor do të jetë mbledhja e dy qeverive në Pejë, ku do të ketë lajme të mira.

Sipas tij, Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës, si në rrafshin rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ai tha se sot kanë diskutuar për marrëdhëniet në mes dy shteteve dhe pengesat që hasen dhe për veprimet që do të ndërmerren në tejkalimin e tyre.

Pacolli tha se ka informuar homologun e tij edhe për dialogun me Serbinë.

Pacolli: Dialogu nuk do të zgjasë me dhjetëra vite

“Edhe pse jashtëzakonisht i vështir, ai duhet të vazhdojë, është i kufizuar me kohë, nuk do të zgjatë me dhjetëra vite por ai duhet t’i jap konkluzionet e veta shumë shpejt. Kjo i nevojitet Serbisë për integrimet e saja por edhe Kosovës. E përmenda faktin që çdo gjë është e hapur në diskutimet me Serbinë, duke marrë parasysh faktin që Kosova është shtet i pavarur në territorin e vet.....kam kërkuar nga pala shqiptare që mos të jetë duarkryq dhe të shikoj çka po ndodhë këndej por pala shqiptare duhet të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë që e kemi dialogun me Serbinë dhe aty ose në publik ose mbas poliseve të jenë aty. Nëse mundet Bashkimi Evropian të kenë prezent dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pse jo Shqipëria e cila mund të jap një kontribut të madh“, ka thënë Pacolli.

Pacolli shtoi se në dialogu me Serbinë duhet të mbrohet kushtetutshmëria dhe integriteti i Kosovës. Sipas Pacollit, janë dakorduar të vazhdojmë përfaqësimin e dy vendeve në objekte të përbashkëta nëpër vendet e ndryshme nëpër botë.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati foli për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Bushati: Do të kalojë izolimi apsurd

“Vendimi i komisionit për çështjen e drejtësisë i Parlamentit Evropian, e më pa si Parlamentit Evropian i hap rrugën vendimit të ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian të cilët për shkak të natyrës së punë, janë pak më të vështirë se ne ministrat e jashtëm por unë jam i sigurt që me angazhimin e gjithë faktorit politik këtu dhe me miqtë që ka Kosova brenda Bashkimit Evropian edhe kjo sfidë do të kalohet për ta përfshirë Kosovën dhe qytetarët e saj në listën e bardh të zonës Shengenit, çka do t’i jepte fund një izolimi apsurd sepse nuk ka më asnjë justifikim për ta kryer këtë proces “, ka thënë ai.

Ai siguroi se mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë për disa procese të rëndësishme që është përfshirë Kosova, qoftë për avancimin në Frankofoni, anëtarësimin në INTERPOL por edhe me kryesimin e organizatës juglindore, në vitin tjetër.

Bushati foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Bushati: Mbështesim dialogun me Serbinë

“Shqipëria e ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme këtë proces, pavarësisht kush ka qenë dhe kush është në krye të vendit në Shqipëri apo Kosovë, për sa i përket kësaj çështje deviza jonë në Shqipëri është që Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj devize besoj që iu jemi përmbajtur me besnikëri, pavarësisht pozicioneve të ndryshme politike që aktor të ndryshëm në Shqipëri mund të kenë për çështje të karakterit lokal, kur vjen puna për këtë çështje ne kemi demonstruar një unitet dhe solidaritet“, ka thënë ai.

Bushati sot është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat