Kelmendi tregon gjithçka për lidhjet e Thaçit dhe Arnaud: Ja kur filluan takimet, si hyri Arnaud në Rambuje, Keln... - Bota Sot
Kelmendi tregon gjithçka për lidhjet e Thaçit dhe Arnaud: Ja kur filluan takimet, si hyri Arnaud në Rambuje, Keln...

Aktuale

E premte, 16 nëntor 2018

Kelmendi tregon gjithçka për lidhjet e Thaçit dhe Arnaud: Ja kur filluan takimet, si hyri Arnaud në Rambuje, Keln...

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:59
Ibrahim Kelmendi, Hashim Thaçi dhe Arnaud Danjean

Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, ka treguar se prej cilit vit Hashim Thaçi është duke u shoqëruar me Arnaud Danjean.

Kelmendi tregon lidhjet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me ish eprorin e tij, Danjeanin të cilat kanë filluar prej viteve të 90-ta.

Të paktën kështu shkruan Kelmendi në një shkrim në facebook, ku tregon edhe për disa takime në të cilat ai vet ka qenë prezent.

“Ndoshta duhet të ketë qenë viti 1995 kur Bashkëveprimtari Rexhep Halimi (nga Rrethi i Shterpcës, jetonte e punonte në Cyrih), që më pat thënë në konfidencë se një oficer francez po shoqërohet herë pas here me Hashimin. Rexha, siç e quanim Rexhepin, tashmë i ndier e i lavdishëm, kishte afirmuar banesën e tij si një çajtore për emigrantët Xhavit Halit, Gafurr Elshani, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë të papunë, që sa herë ishin në Cyrih, ktheheshin aty për t’u relaksuar me çaj muhabete. I kishte rastis ta kishte mysafir edhe z. Arnaud. Hashimi duhet ta kishte dërguar aty, ndoshta me kërkesë të Danjean’it, që të njihte karakteret e veprimtarëve të Lëvizjes. Por, Rexha kishte krijuar një intuitë për të nuhat, kur njerëzit ishin miq dhe kur ishin spiunë hileçarë”, shkruan Kelmendi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tregon se si edhe në Rambuje ishte Danjeani, si dhe tregon se çka kishte biseduar me Fischerin në lidhje me Thaçin.

“Ndërsa, kur po ndodhte Samiti botëror për Kosovën, në Këln të Gjermanisë, nën patronatin e Kacelarit Schrëder, në fillim të qershorit 1999, pata organizuar që edhe Hashimi të mund të ishte pranë atij samiti. Sapo arritëm nga aeroporti (Këln/Bonn) në hotelin Maritim dhe Hashimi me Bilall Sherifin u ngjiten në dhoma për të lenë valixhet dhe për të ndërrua rrobat, u shfaq vet Danjean Arnaud në hol të hotelit. Në atë hotel, që e kishte rezervuar të tërin kancelari Schrëder, nuk hyhej pa leje speciale, meqë aty, pos Schrëdër ishin sistemuar edhe kryeministra të shteteve pjesëmarrëse. Ai mu drejtuar për të më pyet ku ishte Hashimi. Meqë deri në atë moment nuk kisha njohje fizike, e pyeta kush ishte. Ai shfaqi habi që nuk po e njihja. Nxori vizitkartën dhe ma dha. Ishte vizitkartë korrekte, nuk ishte kamufluese. I tregova dhe zumë vend e po bisedonim. Filluam edhe të grindemi. Kur zbriti Hashimi na gjeti në grindje e sipër dhe mu drejtua që të mos ia ngucja shokun e ngushtë. Nuk i erdhi mirë që tashmë kisha edhe kartvizitë të tij...”, shkruan tutje Kelmendi.

Lexojeni të plotë shkrimin e tij:

DANJEAN ARNAUD NUK ISHTE AS MIK I NGUSHTË AS I TRASH I HASHIMIT, POR ISHTE EPROR I TIJ !!!

Ka edhe gazetar(uc) që kur shkruan për këtë tematikë, e prezantojnë Danjean Arnaud si shok të ngushtë të Hashim Thaçit, edhe pse ai ishte epror qysh nga viti 1992 në shërbimi sekret francez DGSE (Direction Générale de la Sécurité Extérieure / Drejtoria Gjenerale për Siguri të Jashtme), një simotër e CIA (amrikane), BND (gjermane). Dhe nuk ishte vetëm epror, por ishte drejtor i drejtorisë për Ballkanin, prano ati shërbimi famoz.

Ndoshta duhet të ketë qenë viti 1995 kur Bashkëveprimtari Rexhep Halimi (nga Rrethi i Shterpcës, jetonte e punonte në Cyrih), që më pat thënë në konfidencë se një oficer francez po shoqërohet herë pas here me Hashimin. Rexha, siç e quanim Rexhepin, tashmë i ndier e i lavdishëm, kishte afirmuar banesën e tij si një çajtore për emigrantët Xhavit Halit, Gafurr Elshani, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë të papunë, që sa herë ishin në Cyrih, ktheheshin aty për t’u relaksuar me çaj muhabete. I kishte rastis ta kishte mysafir edhe z. Arnaud. Hashimi duhet ta kishte dërguar aty, ndoshta me kërkesë të Danjean’it, që të njihte karakteret e veprimtarëve të Lëvizjes. Por, Rexha kishte krijuar një intuitë për të nuhat, kur njerëzit ishin miq dhe kur ishin spiunë hileçarë.

Nuk e pata marrë për serioz atë dyshim të Rexhës. Meqë Hashimi ishte tërheq nga veprimtaria, nuk kisha ku ta takoja që ta diskutonim atë shoqërim mes tyre.

Në Rambuje ndodhi të informohesha, se Z. Arnaud ishte nga të paktit që kishte hyrje-dalje të pa penguar në Kështjellë dhe që simulonte shokun e Hashimit. Por, të tjerë operativë konkurrentë, nga shtete tjera, e nuhatën se ai po imponohej si epror komandues i Hashimit, dhe jo si shok e këshilltar. Kjo me pat bërë t’u them atyre (austriakëve, gjermanëve) që na bënin presion neve që ishim jashtë Kështjelle, të bindnim Hashimin të nënshkruante, të vërtetën. Me kishte hidhëruar mashtrimi Hashimit ndaj atyre që udhëhiqnin Konferencën, se nuk po guxonte të nënshkruante, meqë u frikësohej komandantëve ekstremistë të UÇK-së...

Pata mundësi edhe Ministrit të jashtëm gjerman Joschka Fischer t’i përgjigjem, kur ma përplasi mllefin e tij edhe si bashkëpartiak (meqë atëherë isha anëtar në partinë e tij), për mosnënshkrim. I pata thënë se Hashimi nuk është njeri përfaqësus i UÇK-së dhe nuk po u frikësohet komandantëve të saj, por është marionetë e DGSE-së franceze, e penetruar në UÇK si komplotist dhe se shefi i saj, me emrin Danjean Arnaud është duke e komanduar brenda në Kështjellë që të mos firmos. Fatmirësisht e kuptoi gjithë mesazhin, edhe pse ishim duke zbrit shkallëve, pasi mbarimit të konferencës së shtypit që e kishte ai. Vetëm tha se u dashka të bindet presidenti i Francës që të ndërhynte për ta lejuar pas ca ditëve të firmoste...

Ndërsa, kur po ndodhte Samiti botëror për Kosovën, në Këln të Gjermanisë, nën patronatin e Kacelarit Schrëder, në fillim të qershorit 1999, pata organizuar që edhe Hashimi të mund të ishte pranë atij samiti. Sapo arritëm nga aeroporti (Këln/Bonn) në hotelin Maritim dhe Hashimi me Bilall Sherifin u ngjiten në dhoma për të lenë valixhet dhe për të ndërrua rrobat, u shfaq vet Danjean Arnaud në hol të hotelit. Në atë hotel, që e kishte rezervuar të tërin kancelari Schrëder, nuk hyhej pa leje speciale, meqë aty, pos Schrëdër ishin sistemuar edhe kryeministra të shteteve pjesëmarrëse. Ai mu drejtuar për të më pyet ku ishte Hashimi. Meqë deri në atë moment nuk kisha njohje fizike, e pyeta kush ishte. Ai shfaqi habi që nuk po e njihja. Nxori vizitkartën dhe ma dha. Ishte vizitkartë korrekte, nuk ishte kamufluese. I tregova dhe zumë vend e po bisedonim. Filluam edhe të grindemi. Kur zbriti Hashimi na gjeti në grindje e sipër dhe mu drejtua që të mos ia ngucja shokun e ngushtë. Nuk i erdhi mirë që tashmë kisha edhe kartvizitë të tij...

Nuk e di cili pat bërë fotografi, të ulur bashkë pranë tavoline, Bilalli, Danjean, Hashimi dhe unë dhe ajo foto po shpërndahet në internet.

Edhe pas mbarimit të luftës Z. Arnaud ishte operativi kryesor i UNMIK-ut për ta komplotuar Kosovën për interesa të Serbisë. Ai duhet të ishte epror edhe i kryeadministratorit Kushner...

Në një rast me pat rastis të jem i pranishëm në bufe të Hotel Grandi, kur Bardhyl Mahmuti u grinden brutalisht me Danjean Arnaud...

Përherë me habit heshtja e Bardhyl Mahmutit, Sabri Kiçmarit, Ramadan Avdiut, Bilal Bilall Sherifit, përse po vazhdojnë të mos informojnë, se në cilin raport kishin Hashimi me Danjean’in, meqë ata e dinë se një epror i DGSE-së francez nuk kishte pas rast t’i ruante buallicat në Brojë, që të bëhej shok i ngushtë më Hashimin!

Pyetja që shtrohet tani është: nga cili shërbim dhe kur e përse ka ndodh transferi i Hashimit të DGSE-ja?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test