Dëmi që veteranët e rrejshëm ia kanë bërë buxhetit të Kosovës shkon në mbi 68 milionë euro - Bota Sot
Dëmi që veteranët e rrejshëm ia kanë bërë buxhetit të Kosovës shkon në mbi 68 milionë euro

Aktuale

E premte, 16 nëntor 2018

Dëmi që veteranët e rrejshëm ia kanë bërë buxhetit të Kosovës shkon në mbi 68 milionë euro

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 20:07
Ilustrim

Megjithëse prokurori Elez Blakaj u arratis nga Kosova javë më parë, aktakuza e përpiluar nga ai, do të shkojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Të gjithë 12 ish-anëtarët e Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të luftës: Agim Çeku, Rrustem Berisha, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demalijaj, Shukri Buja, Sadik Halitjaha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Ahmet Daku dhe Smajl Elezaj, do të përballen me aktakuzën “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjithashtu, në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshojë masë për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme, si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Nga provat e siguruara deri më tash, sipas prokurorisë, është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Kosovës është dëmtuar në shumë prej mbi 68 milionë eurosh, saktësisht  68.153.533.14 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test