Të hënën protestë kundër taksës në Rrugën e Kombit

Aktuale

Të hënën protestë kundër taksës në Rrugën e Kombit

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 22:20
Rruga e Kombit

Në një vendim skandaloz të para pak ditëve, i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, vendosi që t’iu vendoste taksë shqiptarëve nga Kosova.

Me tarifimin në autostradën Milot-Morinë që do të hyjë në funksion nga 17 shtatori, shqiptarët nga Kosova do të detyrohen të paguajnë 5 euro për një drejtim, në kalim për në Shqipëri, ndërsa banorët e Kukësit duhet të paguajnë më pak.

Më konkretisht, tarifa për banorët e Kukësit është 100 lekë me tvsh.

Të vetmit që lirohen nga tarifat janë invalidët e punës dhe shtresat në nevojë.

Kështu tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot-Morinë do të jetë 5 euro apo 660 lekë sipas valutës së Shqipërisë.

Por kjo taksë, apo më mirë të themi ky rikthim i taksës në Rrugën e Kombit, ka zemëruar banorët.

Nën thirrjen ‘’RRUGA E KOMBIT JO E OLIGARKEVE’’, të hënën, në ora 11:00, në Rrugën e Kombit, do të mbahet një protestë kundër rritjes së taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat