LDK-ja duhet të distancohet ndaj deklaratave të nënkryetarit Haziri

Aktuale

LDK-ja duhet të distancohet ndaj deklaratave të nënkryetarit Haziri

Nga: Nesib Hoti Më: 15 shtator 2018 Në ora: 11:46
Kelmendi thekson se përderisa ky vend nuk çlirohet nga bishtat e Hashim Thaçit dhe SHIK-ut, Kosova do të vuaj dhe vetëm do të vuaj

Analisti politik, Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deklarimet nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ishin tragjedi për LDK-në dhe për tërë Kosovën.

“Ajo që kemi parë në televizion publik, ku njëri nga nënkryetarët Lidhjes Demokratike të Kosovës, më konkretisht Lutfi Hazirin, ishte tragjedi për LDK-në dhe për Kosovën. E gjithë kjo dëshmon se është produkt i SHIK-ut dhe strukturave paramilitare të PDK-së të cilat janë të kapura nga strukturat serbe. Lutfi Haziri është bisht i Hashim Thaçit dhe ato sulme aq të turpshme që po i bënë ndaj tre deputetëve, me theks të veçantë ndaj deputetes Vjosa Osmani, njeriut më të përgatitur në Kuvendin e Kosovës në aspektin juridik, e cila ka dëshmuar shumë për Kosovën si shembull në Gjykatën e Hagës.  Realisht është tragjike”, ka thënë Kelmendi.

Tutje, ai ka thënë se, në kushte normale, LDK-ja duhet të distancohet ndaj deklaratave të nënkryetarit Haziri.

“Në kushte normale LDK-ja duhet të distancohet ndaj deklaratave të nënkryetarit të saj dhe duhet njëkohësisht që LDK-ja ta shkarkojë dhe jo të pres që të ketë rezultat nga zgjedhjet. Duke qenë bisht i Hashim Thaçit, ka ndikim të madh në dëm të Kosovës. Ky debat e dëmton LDK-në , gjegjësisht e dëmton tërë Kosovën , në këtë rast unë pres që kjo parti të mos rrijë duarkryq, por hapur të distancohet ndaj Lutfi Hazirit dhe të dalin hapur në mbështetje ndaj deputetes më të votuar femër në Kuvendin e Kosovës, ka thënë ai.

Në fund, Kelmendi thekson se përderisa ky vend nuk çlirohet, nga siç thotë ai nga “bishtat” e Hashim Thaçit dhe SHIK-ut, Kosova vetëm do të vuaj.

“Përderisa ky vend nuk çlirohet nga bishtat e Hashim Thaçit dhe SHIK-ut, Kosova do të vuaj dhe vetëm do të vuaj nga këto mbetje të sistemeve të ndryshme”, ka përfunduar analisti politik, Jeton Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat