VV pro formimit të ushtrisë, por prioritet i jep seancës së jashtëzakonshme të opozitës - Bota Sot
VV pro formimit të ushtrisë, por prioritet i jep seancës së jashtëzakonshme të opozitës

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

VV pro formimit të ushtrisë, por prioritet i jep seancës së jashtëzakonshme të opozitës

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 17:55
Kuvendi i Kosovës

Qeveria e Kosovës ka bërë miratimin e pakos së projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e FSK-së.

Deputetja Drita Millaku nga Lëvizja Vetëvendsoje, thotë se partia e saj e vlerëson se formimi i ushtrisë është urgjente mirëpo fillimisht duhet të zhbllokohet parlamenti dhe të mbahet seanca e jashtëzakonshme e opozitës e pastaj të bisedohet për mënyrën e votimit të Ligjit për ushtrinë.

‘’Së pari dua të ceki se është e dhimbshme se si që nga paslufta po formojë gjysëm institucione dhe në fund na del se edhe ky shtet po i ngjason gjysmështeti dhe kjo si rezultat i politikave të gabuara të politikanëve tane.  Ne si LVV kemi potencuar disa herë se ushtria është diçka urgjente. Është shumë e rëndësishme që ushtria të bëhet me ndryshime Kushtetuese. Së pari duhet të zhbllokohet parlamenti nga pozita dhe duhet të mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me rezoluten e opozitës dhe pastaj të bisedohet për mënyren e votimit të Ligjit për ushtrinë.Kjo nuk është në rregull, në njërën ane flitet për ndërrim kufijsh e në anën tjetër për ushtri. Loja e kësaj klase e qeveritarëve po vazhdon në dëm të Kosovës’’, përfundon Millaku.

Edhe bashkëpartiaku i saj, Xhelal Sveçla e pohon një gjë të tillë madje duke shtuar se në parim LVV është pro formimit të ushtrisë.

“Ne kemi thënë se në parim mbështesim krijimin e ushtrisë së Kosovës si diçka e drejtë dhe e nevojshme për shtetin tonë. Pasi t’i marrim projektigjet nga qeveria, ne do t’i analizojmë dhe do të marrim qëndrim mbi to’’,  tha deputeti Sveçla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test