Gjermania deklarohet sërish lidhur me ndryshimin e kufijve Kosovë - Serbi

Aktuale

Gjermania deklarohet sërish lidhur me ndryshimin e kufijve Kosovë - Serbi

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 20:02
Thomas Schieb

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Serbi Thomas Schieb ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë e Kosovës është vendimtar dhe ai do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon.

Por, ka shtuar ai se Gjermania është skeptike rreth spekulimeve për ndryshimin e kufijve.

Schieb për gazetën serbe “danas” ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbise ka sjellë njëfarë përparimi që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët.

“Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë: Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm pasi t’i zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën. Jemi shumë skeptikë rreth ndryshimit të kufijve sipas vijave etnike. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, këto ditë, disa herë është deklaruar rreth kësaj çështjeje”, tha Schieb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat