Ish-drejtori i Policisë, tregon për lidhjet e Thaçit me UDB-në dhe DSGE-në franceze, përmend edhe Baton Haxhiun - Bota Sot
Ish-drejtori i Policisë, tregon për lidhjet e Thaçit me UDB-në dhe DSGE-në franceze, përmend edhe Baton Haxhiun

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Ish-drejtori i Policisë, tregon për lidhjet e Thaçit me UDB-në dhe DSGE-në franceze, përmend edhe Baton Haxhiun

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 15 shtator 2018 Në ora: 21:29
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi

Ish-drejtori i Akademisë së Policisë së Kosovës, eksperti i policisë Hajrullah Tërnava thotë se bisedimet e Kosovës me Serbinë janë obligim nga BE-ja që ta njohin pavarësinë reciproke mes veti, si kushte për me hy në BE dhe Kosova të bëhet anëtare e OKB.

Tërnava, flet edhe për lidhjet e presidentit Thaçi me Arnaud Danjean shefin e DGSE-s franceze, si dhe për lidhjet e tij me UDB-në serbe.

Tërnava përmend edhe lidhjet e Baton Haxhiut me Stanishiqin.

Ai thotë se, presidenti Thaçi po e përfaqëson Kosovën në bisedime, por Kosova si shtet parlamentar kjo e drejt e tij nuk i takon, sikur që i takon Vuçiqit që në të kundërtën Serbia është shtet presidencial.

Image
Hajrullah Tërnava

“Me nënshkrimin e Kumanovës mes Serbisë dhe ndërkombëtarëve që forcat serbe e pranojnë kapitullimin dhe tërhiqen në kufijtë e Serbisë, dhe Kosova si territor në kufijtë e vitit te 1974 sikur të gjitha 6 Republikat e ish Jugosllavisë që u pavarësuan dhe sot janë shtete të pavarura. Me 17. 02. 2008 Kosova e shpall Pavarësinë dhe tani është e njohur nga 116 shtete. Serbia për këtë shpallje të Pavarësisë së Kosovës, bënë padi në GJND dhe po ky gjyq e konfirmon të drejtën e Pavarësisë së Kosovës”, potencon Tërnava.

Sipas tij, është interesant pse ky President edhe që se ka atë të drejt me e përfaqësua Kosovën në këto bisedime, e vazhdon me këmbëngulësi këtë me e bërë, e sidomos kur ky vete deklaron se kompromiset që do të ndodhin mes Serbisë dhe Kosovës do të jenë të dhimbshme për dy shtetet.

“Kur për këtë ka reagime nga institucionet e Kosovës dhe nga populli, Thaçi e ndërron retoriken dhe e thotë se do të ketë korrigjime të kufijve, e kur edhe për këtë ka reagime në mase, ai prapë del me qëndrim se Serbisë nuk do ti japim veriun dhe as asociacion me kompetenca të zgjeruara, por Kosovës do t’i bashkëngjiten Medvegja, Bujanovci dhe Presheva”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, lojërat e papastërta të këtij kryetari po tregohen shumë të rrezikshme dhe si shumë të dyshimta.

“Po të kthehemi në vitet e mëhershme të viteve 1992, 1995 vet shokët e atyre kohërave të angazhuar ne LPK-se, si Ibrahim Kelmendi po e dëshmojnë tani me shkrimet e veta se Thaçi edhe në ato kohëra ishte i dyshimtë bash me personin Arnaud Danjean në vitet e 90 për disa takime që vetë Ibrahim Kelmendi dhe të tjerët si Xhavit Haliti, Gafurr Elshani, Hashim Thaçi, Kadri Veseli kanë qenë prezent në një banesë në Cyrih-Zvicer ku shpesh janë takua. Aty kishte rastisur të ishte mysafir dhe Danjeani i cili vinte për t’i njohur edhe të tjerët të Lëvizjes. Edhe në Rambuje ishte Danjeani dhe në shumë vende tjera si në Këln të Gjermanisë nen patronatin e Kancelarit Schrëder 1999, ku ishte edhe Hashim Thaçi në atë samit. Në një bisede kur Danjeani e pyet I. Kelmendin se ku është Hashimi? Ky i përgjigjet i habitur pse ashtu si i nervozuar, Donjeani e nxjerr vizitkartën dhe ia jep I. Kelmendit, në bisedën që i përngjante grindjes Hashimi ia tërheq vërejtjen I. Kelmendit që mos të ia nguc shokun”, thotë ai.

Ish drejtori i policisë pohon se, si marionetë e DGSE-se franceze, e penetruar në UÇK si komplotist dhe si shef i saj me emrin Arnaud Danjean që ka ndikua te Thaçi që në Kështjellën në Rambuje të mos e firmosë.

E pas luftës, sipas ekspertit të sigurisë, Danjean ishte operativisti kryesor i UNMIK-ut, për ta komplotuar Kosovën për interesa të Serbisë.

“I. Kelmendi sikur që e thotë e habit fakti që Bardhyl Mahmuti, Sabri Kiçmari, Ramadan Avdiu, Bilall Sherifi pse po shukatin kur e dinë raportin mes Hashim Thaçit dhe Danjean Arnand. Danjean duhej të ishte epror edhe i kryeadministratorit Kushner. Në bazë të krejt që u tha në këtë shkrim, bëhet pyetja nga cili shërbim dhe kur e perse ka ndodhur transferi i Hashimit te DGSE-ja. Ky Armandi edhe në Këshillin Evropian votoj kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Në bazë të krejt kësaj që është shkruajtur nga ish shokët e Hashim Thaçit në rastin konkret nga Ibrahim Kelmendi, lehtë është të konkludohet se Hashimi ka gjasa që është transferuar nga shërbimi i sigurimit shtetërorë serb (DB) te DGSE-ja franceze”, thotë Tërnava.

Ai përmend edhe të përfolurat e mëhershme për vëllain e tij Gani Thaçin si bashkëpunëtor i mundshëm i Sigurimit Shtetëror e që lajnë me nënkuptua për këtë mundësi.

“Na kujtohet edhe kur iu bëjshin pyetjet ish Presidentit Rugova pse nuk po iu prin UÇK-së gjatë luftës, ai u përgjigjke se shumë nga ata komandantë janë bashkëpunëtorë të DB-së. Lidhur me këtë ai ka qenë mirë i informuar nga miqtë e Kosovës sidomos nga vetë Amerika. Tani në bazë të këtyre bisedave që po vazhdohen mes Serbisë dhe Kosovës, rreziku i të keqes për Kosovën ekziston, se të gjithë e kemi të freskët kujtimet e përfundimit të luftës, që kur bash ushtria franceze doli në anën e veriut matanë lumit Ibër, dhe e bllokoi atë pjesë qysh në atë kohë të lufteës gjë që del me nënkuptua se gjërat janë planifikua më herët për të gjitha që po na përcjellin edhe tani. Sidomos duke e ditur lidhjet miqësore të kahëmotshme mes Francës dhe Serbisë”, potencon ai.

Tërnava përmend edhe Baton Haxhiun dhe Stanishiqin.

“Zhurmagjinjtë më të mëdhenj për këto bisedime tani janë dalë në shesh, e që më herët janë përfolur si bashkëpunëtor të SSH (DB) e që janë si Baton Haxhiu i cili haptas para lufte bashkëpunonte me shefin e SSH (DB) Stanishiq dhe ky në vend që mos me u ndie i gjallë, është pasuruar tej mase dhe e ka TV e vetë, dhe është protagonist kryesor në të gjitha bisedimet kur bëhet fjalë me Serbinë. Përpos që është tepër aktiv në skenën politike të brendshme, ky është edhe Këshilltar i Kryeministrit Edi Rama dhe shumë i çmuar, gjë që lenë me nënkuptua se nuk janë gjaërat në rregull, dhe tani ma të zëshmit kush po e përkrah këtë mënyrë të bisedimeve, dhe po pajtohen për kompromise, edhe të territoreve dhe kufijve, haptas këta nuk ia duan të mirën Kosovës”, thekson ai.

Mjerisht, sipas tij, ka edhe shumë të tjerë e sidomos në këtë Qeveri që po na shtinë me dyshua në ta, e sidomos krejt ata që janë pasuruar tej mase, dhe nga skamnoret tani janë bërë multimilionerë.

“Pra, del që këta janë në lidhje të forta me armiqtë tonë, në këtë rast me Serbinë, sepse Serbia në mënyrat e veta ka kontribua që bashkëpunëtoret e sajë të jenë të pasur dhe si të tillë ata do ta japin kontributin për shtetin e Serbisë, dhe do të iu qëndrojnë gjithnjë besnik atyre. Tani në këto kohëra kush është pro politikave të ndryshimit apo korrigjimeve të kufijve apo  asociacionit të komunave serbe me zgjerim kushtetues (Republika Serbe) lehtë është të nënkuptohet se janë bashkëpunëtor të Serbisë, e sidomos sikur i shpjegova më lartë qe Serbia ka krye gjenocid dhe masakra në Kosovë, ka asgjësua fshatra të tëra duke i kallur, 1648 persona të zhdukur e që nuk ju dihen trupat e tyre ku janë të varrosur, sa dhunime të femrave në mënyrat ma shtazarake i kanë kryer, e shumë tjera krime në dem materiale që i kanë krye”, shton tutje ai.

Sipas Tërnavës, Serbia është e kushtëzuar nga faktori ndërkombëtar që ta pranoj pajtimin me Kosovën dhe ta njohin Pavarësinë e sajë, nëse duan t’i takojnë BE-së.

“Prandaj pse ne duhet të jemi ata që ti nënshtrohemi Serbisë sikur të ishim ne fajtorët për të gjitha ato çka i ka bërë Serbia Kosovës. Prandaj rrezikimi i Kosovës dhe siguria e sajë do të jetë permanent, nëse ky President vazhdon me këto kompromise të dhimbshme sikur i shpjegova deri më tani. Si konkludim i të gjithë kësaj del edhe konstatimi se Hashim Thaçin e ka rrokë panika i Gjyqit Special në Hage për të cilin është i akuzuar, dhe krejt këtë kompromis është në gjendje me e bërë vetëm me e shpëtua vetën e tij”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test