BE i përgjigjet Vuciqit: Brukseli s’i garanton askujt asgjë - Bota Sot
BE i përgjigjet Vuciqit: Brukseli s’i garanton askujt asgjë

Aktuale

BE i përgjigjet Vuciqit: Brukseli s’i garanton askujt asgjë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 23:55
Mogherini, Vuçiq

Bashkimi Europian nuk mund t’i garantojë askujt asgjë. Çdo gjë varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim.

Kështu është dhënë sot përgjigja nga Brukseli lidhur me kërkesën e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim me Kosovën ai do garancinë se Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian.

Në përgjigjen që lidhur me këtë e ka kërkuar gazeta e Beogradit “Danas”, BE ka thënë se sa më parë që Serbia i normalizon marrëdhëniet me Kosovën dhe me kusht që ta zbatojë marrëveshjen, aq më shumë shtohen gjasat që BE ta marrë vendimin politik për anëtarësimin e saj.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiqka thënë ditë më parë se do të kërkonte garanci se vendi i tij do të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2025 si pjesë e ndonjë marrëveshjeje me Kosovën, e cila do t’u hapte rrugën të dy vendeve t’i bashkohen bllokut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test