A u refuzua Bushati nga Hashim Thaçi për shkak të deklaratave kundër ndryshimit të kufijve?

Aktuale

A u refuzua Bushati nga Hashim Thaçi për shkak të deklaratave kundër ndryshimit të kufijve?

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 06:34
Hashim Thaçi dhe Ditmir Bushati

Kryediplomati i Shqipërisë Ditmir Bushati ka qëndruar dje në Prishtinë ku ka takuar shumë zyrtarë, përfshirë Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Behgjet Pacollin e ndonjë deputet. Por në listën e zyrtarëve nuk ka figuruar takimi me Hashim Thaçin. Bushati është kujdesur që të mos flasë kundër qëndrimit të Thaçit por ai ka folur para disa javësh kundër ndryshimit të kufijve duke thënë se ajo që është vendosur me Pakon e Ahtisaarit nuk mund të ndryshohet me marrëveshje të re.

Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë gjatë vizitës në Kosovë nuk ka takuar presidentin Hashim Thaçi. Me këtë të fundit, nuk pajtohet sa i përket korrigjimit të kufirit.

Se nuk pajtohet me ndryshim të kufijve, Bushati kishte thënë para ardhjes në Kosovë.

Ndërkohë, në Prishtinë, ai ka takuar kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëdhënësin e kreut të ekzekutivit  njëherit Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Bushati gjatë kësaj vizite, nuk përmendi temën e ndryshimit të kufijve ndonëse kjo përbën temën kryesore në Kosovë.

Ai ka ripërsëritur përkrahjen e Shqipërisë në dialogun e Kosovës me Serbinë.

“Ky dialog është futur ne rrjedha politike, nga rrjedhat teknike që ishte në fillim. Unë kam dëgjuar me vëmendje të madhe analizën e politikanëve të Kosovës. Konstatoj se të gjithë janë të përcaktuar për të bërë më të mirën. Është një proces shumë i vështirë. Nuk ka mrekulli në këto procese. Përmes dialogut do të synohet normalizimi i marrëdhënies Kosovë-Serbi, që në fund nënkupton marrëveshje finale me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat