Ish- deputeti i LDK-së për Thaçin: Gjarpri ka marrë shumë goditje, por nuk ka hequr dorë nga shkatërrimi - Bota Sot
Ish- deputeti i LDK-së për Thaçin: Gjarpri ka marrë shumë goditje, por nuk ka hequr dorë nga shkatërrimi

Aktuale

E diel, 18 nëntor 2018

Ish- deputeti i LDK-së për Thaçin: Gjarpri ka marrë shumë goditje, por nuk ka hequr dorë nga shkatërrimi

Nga: Bota sot Më: 16 shtator 2018 Në ora: 18:06
Hashim Thaçi

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, thotë se presidenti Thaçi nuk ka hequr dorë nga qëllimet e tij për të realizuar platformën e Serbisë në Kosovë.

Salihaj përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur presidentin me pseudonimin e tij të luftës, duke thënë se gjarpri ka marrë shumë goditje dhe po përpëlitet e po përdridhet, por ai assesi nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta shkatërruar Kosovën dhe për t'i realizuar aspiratat hegjemoniste të Serbisë.

Ish- deputeti ka shtuar se nuk duhet të nënçmohet Thaçi dhe përpjekjet e tij, sepse pozita që ka ai ende paraqet shumë rrezik për Kosovën.

Ai ka kërkuar mobilizim me forma politike institucionale apo edhe me protesta që t’ia pamundësojnë, siç thotë Salihaj, nënshkrimin e çfarëdo marrëveshje të Thaçit me Vuçiqin.

Postimi i plotë:

Gjarpri ka marrë shumë goditje dhe po përpëlitet e po përdridhet,por ai assesi nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta shkatërruar Kosovën dhe për t'i realizuar aspiratat hegjemoniste të Serbisë. Askush të mos ketë iluzione se beteja tashmë është fituar dhe se Thaçi ka hequr dorë nga qëllimet e tij për ta realizuar platformën e Serbisë në Kosovë. I ballafaquar me kundershtimin nga të gjitha partitë në Kosovë dhe nga të gjithë liderët në Shqipëri,përveç Ramës,Thaçi tash po kërkon forma të reja për të arritur qëllimet e tij të rrezikshme. Madje,dalin edhe individ e bashkëmendimtarë të tij që e perkrahin në qëllimet e tij antishqiptare.Nuk duhet nënçmuar aspak pëpjekjet e tij,sepse nga pozita që ka, ai ende paraqet shumë rrezik për Kosovën. Të gjithë duhet të jemi të mobilizuar që,me forma politike institucionale apo edhe me protesta, ta pamundësojmë nënshkrimin e çfarëdo marrëveshjeje të Thaçit me Vuçiqin. Në të kundërtën , nëse kjo ndodhë, pasojat për Kosovën do te jenë shumë të rrezikshme. Thaçi boll i ka shkaktuar dëm Kosovës deri më tash. Është koha ta ndalim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test