“Në kohën e komandantëve, Vuçiqi e shpall hero Millosheviçin në mes të Kosovës”

Aktuale

“Në kohën e komandantëve, Vuçiqi e shpall hero Millosheviçin në mes të Kosovës”

Nga: P.R Më: 16 shtator 2018 Në ora: 18:15
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se në histori do të mbetë që në kohen në kohën e komandantëve në mes të Kosovës, Vuçiqi e shpall hero kriminelin, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

“Tradhtia kombëtare nuk ka ere tjetër e tradhtarët nuk kane fytyrë tjetër. Ne histori do mbetet qe ne kohen komandanteve Vucici e shpalle hero Millosevicin ne mes të Kosovës. Natyrisht qe nga nje analfabet, kriminel politikë që ka problem me ligjin, një rrence patologjike dhe një i korruptuar qe ka bankrotuar shtetin, ne fazën e fundit paguan edhe me territore dhe bën favore me tokat e Shqiptareve. Ai flet për urrejtjen e te tjerëve ndërsa nuk flet për ekzekutimin e oponentëve politikë”, ka shkruar Abazi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat