Deputeti i AAK-së del jashtë kontrollit, e kërcënon Blakajn: Bir kudre dhe idiot do të të gjej në Amerikë

Aktuale

Deputeti i AAK-së del jashtë kontrollit, e kërcënon Blakajn: Bir kudre dhe idiot do të të gjej në Amerikë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 18:38
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i AAK-së dhe ish anëtari i Komisionit Qveritar për Verifikimin e listave të Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria Speciale për fryrje të listave të veteranëve.

Demaliaj në një intervistë për televizion publik, ka thënë se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale.

Ai ka thënë se aktakuzë zyrtare për listën e veteranëve nuk ka marrë asnjëherë.

“Familja ime ka pasur një presion të madh për këtë çështje. Nërsa dje familjes sime i është bërë ofendimi më i madh që i është bërë ndonjëherë”, tha ai.

“Ofendimi i familjes sime është bërë nga një kriminel që është zgjedhur nga Prokuroria Speciale. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç. Ai nëse babën tim e ka akuzua, babën e vet e ka kudër. Ai është biri kudrës, biri babës vet”, ka thënë Demaliaj.

Deputeti i AAK-së ka thënë se ka kaluar momente të vështira dhe se ka pasur presione edhe nga familja se mos ai është në të vërtet i përfshirë në fryrjen e listave të veteranëve.

“Familja ime ka dyshua tek unë. Njerëzit më kanë shikuar me dyshim, madje edhe familja ime më kanë thënë mos ka diçka të vërtet. Dje më kanë thirrur vëllezërit dhe u kam thënë se ju nuk e keni babën veteran, ju nuk jeni veteran edhe ua kam mbyllur telefonin”, deklaroi Demaliaj pas publikimit të disa listave ku babai i tij është përfshirë si “veteran i rrejshëm”.

Demaliaj ka thënë se ka dashur të dërgojë një person të Blakaj për të kërkuar sqarim pse e ka vendosur babain e tij në listën e veteranëve të rrejshëm, pasi sipas tij vëllezërit i ka ende gjallë dhe ata mund të dëshmojnë vet.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat