Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) konsideron se nuk është momenti i duhur për të protestuar në rrugë, por një gjë e tillë sipas kësaj partie do të bëhet nëse vlerësohet se ka ardhur koha për një gjë të tillë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha në një konferencë për media, se në protesta do të dilet vetëm nëse vlerësohet se “ndryshe s’po mundet”.
Mustafa: Në protesta vetëm kur ne e vlerësojmë se ka ardhur koha
“Në momentin kur ne vlerësojmë si LDK se do të duhet bërë protestë, atëherë ne edhe si LDK i organizojmë ato protesta dhe mund të bashkëpunojmë me subjekte tjera. Për momentin vlerësojmë se ka instrumente tjera që të tregojmë qëndrimet e LDK-së edhe në Parlament dhe debateve me shoqërinë civile, por nuk e konsiderojmë se tash të dalim në rrugë e të protestojmë për këto çështje. Nëse e vlerësojmë se ka ardhur koha, sepse ndryshe s’po mundet, atëherë do të marrim vendim dhe do të marrim përgjegjësinë si LDK për ato protesta”, ka thënë Mustafa.