Fjalët e Isa Mustafës për Teuta Rugovën, reagon Astrit Haraqija

Aktuale

Fjalët e Isa Mustafës për Teuta Rugovën, reagon Astrit Haraqija

Nga: N.H Më: 17 shtator 2018 Në ora: 22:58
Astrit Haraqija dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike i Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pasur një porosi për deputeten e kësaj partie, Teuta Rugova, duke thënë se ajo si deputete duhet ta kuptojë se me votat e kujt ka ardhur në këtë pozitë.

E, lidhur me këtë, ka reaguar ish-ministri Astrit Haraqija. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, iu ka drejtuar kryetarit të LDK-së, duke i thënë se partinë, ky i fundit e ka bërë pikë e pesë.

Haraqija nuk ndalet me kaq, pasi që, me tej i thotë Mustafës se nuk ka të drejtë të flasë, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi i plotë i Haraqisë:

Opa, opa shoku Isa paska thënë se Teuta duhet me mledhë mend se votat i paska prej partisë tij. Por ti shoku Isë partinë e babës se Teutës e bone pikë e pesë, por ti kundër SHIK-ut e preve F.Sejdiun dhe erdhe në krye të partisë, po ti ke që ra n’prehen te Hashimit dhe aty përfundove.

Ama bash hiq bre ski drejt me fol. Se ti as vet se din ende me cilën parti je, a je LKJ, PREK etj.

A ki pa atë kuizin në portokalli.

KOHA JOTE MBAROI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat