Eksperti i sigurisë godet Shqipërinë për mos zbardhjen e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, tregon pse u bë vrasja

Aktuale

Eksperti i sigurisë godet Shqipërinë për mos zbardhjen e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, tregon pse u bë vrasja

Nga: N. Sh Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:04
Kolonel Ahmet Krasniqi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, thotë më shumë se çdo kush e meriton një varr në Kosovë, Kolonel Ahmet Krasniqi, mirëpo zhvarrimi dhe prurja e eshtrave të Kolonelit në Kosovë nuk e amniston Shqipërinë e cila nuk e zbardhi vrasjen e tij.

“Vrasja në kulmin e luftës të një koloneli, ministër të mbrojtjes, me qellim për të vendosur ministër të mbrojtjes një analfabet në fushën ushtarake, është më shumë se sabotim i lirisë së Kosovës, është tradhti”, shkruan Kajtazi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shton se pjesa më e madhe e tradhtisë janë strukturat e shtetit të Republikës së Shqipërisë.

Lexojeni shkrimin e Kajtazit pa ndërhyrjen e redaksisë:

Kolonel Ahmet Krasniqi me shume se çdo kush e meriton nje varr ne Kosovë. Por zhvarrimi i eshtrave te kolonelit dhe prurja e tyre ne Kosove, nuk e amniston Shqiperine zyrtare qe nuk zbardhi vrasjen e Ministrit te Mbrojtjes se Republikes se Kosoves nga strukturat e saja shtetrore. Vrasja ne kulmin e luftes te nje koloneli, minister te mbrojtjes, me qellim per te vendosur minister te mbrojtjes nje analfabet ne fushen ushtarake, eshte me shume se sabotim i lirise se Kosoves, eshte tradheti. Dhe pjese e tradhetise se madhe jane strukturat e shtetit te Republikes se Shqiperise te cilet duke sabotuar intelektualet e Kosoves qe po perpiqeshin te çlironin vendin me gjitha mjetet, krijuan dhe instaluan ne strukturat ushtarake dhe politiken kosovare pjesen me primitive te Kosoves e cila i veniti ketij vendi ardhmerine; e cila ne vend se te zhvilloi vendin, e beri kulture qeverisje krimin e organizuar, korrupsionin, vrasjet politike etj. Kjo klase politike e cila ne vitet e nentedhjeta ishte as gje ne politiken kosovare, e instaluar me suportin e shtetit ame, keto dite, mes tjerash, me armikun e shqiptareve Serbine po negocion me pavaresine dhe territoret shqiptare te fituara me jeten e 11 mije shqiptareve te vrare kryesisht me torture dhe te 20 mije grave te dhunuara.

Faleminderit shteti ame!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat