Veseli priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, Delawie

Aktuale

Veseli priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, Delawie

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 11:06
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili së shpejti përfundon misionin në vendin tonë.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi ambasadorin amerikan për kontributin e pazëvendësueshëm në shtyrjen përpara të shumë proceseve pozitive në vendin tonë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite.

Veseli tha se bashkëpunimi dhe miqësia midis Kosovës dhe SHBA-së, tashmë është e çimentuar dhe e pakthyeshme. Duke i uruar diplomatit amerikan suksese të reja në karrierën e tij të mëtutjeshme, Veseli shfaqi përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin me drejtuesin e ri të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ambasadori Delawie, nga ana e tij, u shpreh i lumtur që për disa vite ka drejtuar misionin diplomatik amerikan në Kosovë, ndërsa falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin.

Delawie konfirmoi edhe njëherë se SHBA-ja do të vazhdojë të mbetet mbështetëse e pa rezervë e Kosovës në ecjen e saj përpara dhe kapërcimin e sfidave që ajo ka para vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat