Vetëvendosje fton qytetarët e Kosovës në protestën e 29 shtatorit

Aktuale

Vetëvendosje fton qytetarët e Kosovës në protestën e 29 shtatorit

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:46
Albin Kurti

(E plotësuar) - Një protestë kundër sitatës aktuale politike në vend do të mbahet më 29 shtator në Prishtinë.

Protesta organizohet nga Lëvizja Vetëvendosje ku kreu i kësaj Lëvizje sot ftoi qytetarët për pjesëmarrje sa më masive.

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti tha se arsyet e organizimit të protestës është  gjendja politike në Kosovë, institucionet shtetërore që ai i vlerëson se janë të kapura dhe ideja e korrigjimit të kufijve e hedhur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët, por edhe anëtarët e partive politike që të marrin pjesë në protestë.

Sipas tij, skandalet e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kabinetit të tij po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Nga skandalet e shpeshta dhe të shumta të kryeministrit dhe kabinetit enorm të tij na nxjerrin veq se zgjedhjet e reja parlamentare. Qeveria po e bojkoton Kuvendin sepse ajo po e lufton opozitën, krejt kjo nën mbikëqyrjen e kryetarit të Kuvendit. Pushteti në Kosovë e ka braktisur shtetndërtimin, ai nuk e do sundimin e ligjit dhe nuk di për zhvillim ekonomik. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje me 29 shtator të këtij viti, thërret protestë paqësore e qytetare në Prishtinë në ora 14:00. Pra Prishtina është vendi, 29 shtatori është data, e shtune është dita, 14:00 është ora, e protesta është ngjarja”, tha Kurti.

Kurti tha se ideja e korigjimit të kufijve në dialogun Kosovë-Serbi, ku presidenti i Kosovës Hashim Thaci merr pjesë pa mandat nga Kuvendi e pa ekip gjithëpërfshirës nuk është asgjë tjetër pos pazare e aventurë e tij personale.

Sipas tij, me këto sjellje presidenti po e zëvendëson Gjermaninë me Rusinë. 

Pazaret e Thaçit me Vuçiqin, sipas Kurtit nuk do i paguajë populli pasi që “një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.

Kurti në konferencë ka folur edhe për refuzimin që LDK-ja ia ka bërë për të marr pjesë në protestën e organizuar nga VV.

LDK-ja sipas Kurtit ka më shumë interesim se sa gatishmëri për protestë, dhe se me kalimin e ditëve do të kuptohet se këto protesta janë të domosdoshme.

“Ne kemi pasur komunikim e kontakte të vazhdueshme me udhëheqjen e LDK-së, dhe përshtypja ime përfundimtare është se ata kane më shumë interesim se sa gatishmëri për protestë. E kam dëgjuar edhe unë përgjigjen e tyre, por besoj që çdo ditë që kalon aq më shumë gjithë do të binden se këto protesta nuk janë veq se të nevojshme por edhe të domosdoshme sepse siç e thash një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, tha Kurti.

Mbrëmë Lidhja  Demokratike e Kosovës mbledhjes së Kryesisë kryetari Isa Mustafa tha se protesta ende nuk janë duke i parë si mjet që duhet përdorur kundër idesë së korrigjimit të kufijve.

Vetëvendosje cakton datën për protesta, ka përgjigje edhe për LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thirrur protestë për darën 29 shtator, nga ora 14:00 në Prishtinë, duke shtuar që të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë protestë.

Duke folur për situatën aktuale politike në vend Kurti tha se skandalet e kryeministrit Haradinaj dhe kabinetit të tij po i detyrojnë ata të shkojnë drejt zgjidhjes nëpërmjet zgjedhjeve të reja.

"Mbrojtja e popullsisë dhe paqes në Kosove është detyre e jona", tha ai duke shtuar se udhëheqësit njëherë e ndrydhën mirëqenien e popullit, ndërsa tash dëshirojnë ta zvogëlojnë edhe shtetin.

Për mos pranimin e LDK-së për tu bërë pjesë e protestave, ai tha se çdo ditë që të do kalojë do të kuptohet se këto protesta janë të nevojshme.

"Jo vetëm qe nuk i besojmë, jo vetëm qe është mashtrim i madh por ne edhe njëherë po themi se Kosova nuk guxon te ndahet", tha ai duke e komentuar idenë për korrigjimin e kufijve nga President Thaçi.

Sipas tij, aventurat e presidentit po e zëvendësojnë Gjermaninë me Rusinë pasi që nuk po kërkon më takime me Merkelin.

"Kjo është e padrejtë, e gabueshme, e dëmshme dhe e rrezikshme", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat