Thaçi dhe ministrja e Mbrojtjes e Italisë flasin për FSK-në - Bota Sot
Thaçi dhe ministrja e Mbrojtjes e Italisë flasin për FSK-në

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Thaçi dhe ministrja e Mbrojtjes e Italisë flasin për FSK-në

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:46
Hashim Thaçi, Elisabetta Trenta

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta.

Me ministren e Mbrojtjes së Italisë, presidenti Thaçi ka biseduar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për forcimin e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme, që Italia i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Kosovës. Me mbështetjen tuaj dhe të vendeve të tjera të NATO-s, Forca e Sigurisë së Kosovës është bërë një forcë shumetnike, profesionale dhe me standarde të NATO-s”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta, është zotuar se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e saj me trajnime në fushën e logjistikes.

Presidenti Thaçi dhe ministrja italiane, Elisabetta Trenta, kanë biseduar edhe për përkrahjen që do ta marrë Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Memorandumit të Bashkëpunimit, që sot është nënshkruar nga të dyja shtetet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test