Haradinaj: Korrigjimi i kufijve sjell tragjedi, kjo është detyra jonë

Aktuale

Haradinaj: Korrigjimi i kufijve sjell tragjedi, kjo është detyra jonë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:09
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi përmes korrigjimit të kufirit është kthim kah tragjeditë dhe krijon destabilizim.

Haradinaj ka thënë në një konferencë për media se detyra e presidentit dhe kryeministrit të vendit është që të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për këtë çështje nuk kanë qenë në adresë të tij.

Haradinaj: Arritja e marrëveshjes me Serbinë përmes korrigjimit të kufirit, kthim kah tragjeditë

“Nuk besoj se më është referuar mua. Asnjëherë nuk besoj se më referohet mua në këtë temë. A e dini pse, sepse detyra e kryetarit të Qeverisë, e presidentit, është që të mbrojmë kushtetutën, integritetin territorial, sovranitetin e vendit dhe po ashtu nuk është e drejt e jona të flasim për kufijtë pa mandat qoftë nga Kuvendi, qoftë nga institucionet tjera. Unë jam thellë i bindur se synimi i një marrëveshjeje me Serbinë përmes korrigjimit të kufirit është kthim prapa, është kthim kah destabilizimi dhe kah tragjeditë e mundshme”, deklaroi Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit foli edhe për projektligjin për FAK-un. Ai u tregua optimist se ligji do të miratohet shumë shpejt nga Kuvendi i Kosovës.

Haradinaj: Projektligji për themelimin e Ushtrisë votohet brenda pak javësh

“Plani është 10 vjeçar dhe parasheh dyfishimin e buxhetit në 10 vjet. Pra është në rregull sa i përket deklaratës financiare dhe kostos së këtyre ligjeve. Ligjet janë tani në procedura të rregullt, Parlamenti i ka dhe besoj që në disa javë do të jenë në vendim. E mirëpres edhe gatishmërinë e ish-kryeministrit Mustafës që LDK është për koordinim me partnerët në këtë temë dhe kur ligji është në Qeveri do ta votojnë themelimin e ushtrisë. Njëjtë, kam dëgjuar edhe deklarime të ngjashme nga deputetë të partive opozitare”, u shpreh kryeministri.

Tutje, sa i përket ushtruesve të detyrës në Qeverinë e Kosovës, kryeministri tha se është në pritje të propozimeve.

Ndryshe, në mbledhjen e mbajtur, Qeveria ka aprovuar projektligjet si: Draft-strategjinë për Rregullim më të Mirë 2.0, propozim-vendimin për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për Reformën në fushën e inspektimeve, propozim-vendimi për kompensimin e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, propozim-vendimin për aprovimin e Vlerësimit të Rrezikut Sektorial në pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në sektorin e organizatave joqeveritare në Kosovë, propozim-vendimin për kompensimin e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, kërkesën e komunës së Pejës për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave për qëllim të realizimit të interesit publik, projekt-udhëzimin administrativ për mënyrën e emërimit të trupave për vlerësim të konformitetit, nismën për lidhjen e marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe Qeverisë së Republikës sà « Kosovës, kahjen e minierës së re për nevojat energjetike në vend si dhe propozim vendimin për Komisionin për Refugjatë.

Haradinaj: Arritja e marrëveshjes nëpërmjet korrigjimit të kufijve, kthim ka tragjeditë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi përmes korrigjimit të kufirit është kthim kah tragjeditë.

Këto komente kreu i ekzekutivit i ka bërë në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë. Haradinaj ka shprehur bindjen e tij të plotë se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për këtë çështje nuk kanë qenë në adresë të tij.

 "Nuk besoj se më është referuar mua. Asnjëherë nuk besoj se më referohet mua në këtë temë sepse detyra jonë është që të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin e vendit. Unë jam thellë i binur se lëvizja e marrëveshjes me Serbinë përmes korrigjimit të kufijve është kthim prapa, kthim kah tragjeditë", ka thënë Haradinaj.

Sipas tij edhe për projektligjin për FAK-un, ku shprehi bindjen e tij se ky i fundit do të votohet në Kuvendin e Kosovës.

"Projektligjet që janë tri që lidhen me Ushtrinë e Kosovës, të tria e kanë deklaratën financiare. Ministria e Financave është treguar fleksibile. Plani është 10 vjeçar dhe parasheh dyfishim të buxhetit. Në momentin kur ligji është në Qeveri, kam marrë konfirmimet se do të votohet", tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat