PSD kundër dënimit të deputetëve, kërkon funksionim të mirëfilltë të drejtësisë - Bota Sot
PSD kundër dënimit të deputetëve, kërkon funksionim të mirëfilltë të drejtësisë

Aktuale

E mërkurë, 24 tetor 2018

PSD kundër dënimit të deputetëve, kërkon funksionim të mirëfilltë të drejtësisë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 18:31
Foto arkiv

Partinë Socialdemokrate (PSD) ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila sot ka vërtetuar dënimin e mëhershëm nga Gjykata Themelore për deputetët e Kuvendit të Kosovës Faton Topalli, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti.

Sipas PSD-së, katër deputetët janë shpallur fajtorë me akuzën për hedhje të gazit në seancat e Kuvendit të Kosovës, me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Reagimi i plotë i PSD-së:

Gjykata e Apelit sot ka vërtetuar dënimin e mëhershëm nga Gjykata Themelore për deputetët e Kuvendit të Kosovës Faton Topalli, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti.

Katër deputetët janë shpallur fajtorë me akuzën për hedhje të gazit në seancat e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Kjo, përkundër që tashmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa prej pikave të Marrëveshjes për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Derisa në anën tjetër, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe presidenti i Malit të Zi, z. Filip Vujanoviq, në shkurt të këtij viti janë pajtuar për mundësinë e korrigjimit të Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, çfarë dëshmon edhe gabimet në marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare mes dy shteteve.

Vendimi i sotëm nga Gjykata e Apelit vjen në kohën kur Republika e Kosovës është në prag të arritjes së një marrëveshjeje finale me Republikën e Serbisë, për çfarë ka mungesë të plotë transparence. Ky veprim konfirmon edhe një herë funksionimin problematik të sistemit të drejtësisë në vendin tonë, i cili mbetet peng i zhvillimeve politike dhe interesave të pushtetit. Ndaj, për Partinë Socialdemokrate është vendim i padrejtë. PSD kërkon funksionim të mirëfilltë të organeve të drejtësisë dhe e sheh si të papranueshme çfarëdo ndërhyrje direkte apo indirekte të pushtetit në vendimet e drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test