Murati: UÇK dhe lufta jonë çlirimtare do të mbetet si një prej kapitujve më të ndritu - Bota Sot
Murati: UÇK dhe lufta jonë çlirimtare do të mbetet si një prej kapitujve më të ndritu

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Murati: UÇK dhe lufta jonë çlirimtare do të mbetet si një prej kapitujve më të ndritu

Nga: N.H Më: 18 shtator 2018 Në ora: 22:56
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se, rrjedhja dhe publikimi i emrave të atyre që dyshohet se janë veteranë të rrejshëm dhe se përfitojnë në mënyrë të paligjshme ështe shkelje e privatësisë dhe e dinjitetit të emrave të publikuar si dhe dëmtim që në fillim i procesit për të vendosur drejtësi në këtë proces delikat.

Murati përmes llogarisë së tij në Facebook, thotë se, krejt ky debat i ditëve të fundit, nuk duhet të na lëkund nga e vërteta se ky proces është manipuluar dhe se listat e veteranëve luftëtarë janë fryrë në njërën anë për çështje klineteliste të votës dhe në anën tjetër përfitime kriminiale materiale, përcjell "Bota sot".

Ja postimi i plotë:

Rrjedhja dhe publikimi i emrave të atyre që dyshohet se janë veteranë të rrejshëm dhe se përfitojnë në mënyrë të paligjshme ështe shkelje e privatësisë dhe e dinjitetit të emrave të publikuar si dhe dëmtim që në fillim i procesit për të vendosur drejtësi në këtë proces delikat. Kjo nuk është shenjë se ky proces do të jetë i mbarë, kur ka filluar aq mbrapshtë.

Pasi që veç janë publikuar emrat, dhe aty gjenden edhe njerëz që dihet botërisht se kanë qenë pjesë e UÇK-së (personalisht kam bashkëluftëtarë që gjenden në atë listë), prokuroria ka obligim të sqarojë urgjentisht se si ka ndodhur që një numër kaq i konsiderueshëm i njerëzve për të cilët nuk ka dilema nëse kanë qenë pjesë e luftës çlirimtare, të gjenden në atë listë. Prokuroria duhet më detajisht të sqarojë, se çka ka menduar kur shkurtimisht ka komentuar se jo të gjithë në këto lista janë veteranë të rrejshëm, por përfitues të paligjshëm të skemës pensionale.

Krejt ky debat i ditëve të fundit, nuk duhet të na lëkund nga e vërteta se ky proces është manipuluar dhe se listat e veteranëve luftëtarë janë fryrë në njërën anë për çështje klineteliste të votës dhe në anën tjetër përfitime kriminiale materiale. Gjithashtu nuk duhet të lëkundemi nga përpjekjet për të vendosur drejtësi në këtë proces.

Dhe për fund, kjo fortunë, ky manipulim, mundet vetëm përkohësisht ta dëmtojë kujtimin për UÇK-në dhe luftën çlirimtare. Përndryshe në përjetësinë e kohëve, UÇK dhe lufta jonë çlirimtare do të mbetet si një prej kapitujve më të ndritur të historisë së kombit shqiptar. Të gjithë veteranët e vërtetë duhet të jenë krenar që ishin pjesë e këtyre faqeve të ndritura të historisë sonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test