Edhe kjo parti politike e mbështet protestën 29 shtatorit - Bota Sot
Edhe kjo parti politike e mbështet protestën 29 shtatorit

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Edhe kjo parti politike e mbështet protestën 29 shtatorit

Nga: N. Sh Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:09
Pamje nga protestat në Prishtinë

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Prof. Faton Kurti, thotë se, Kosova sot ka janë president, pozitë dhe opozitë më të dobët se kurrë më parë.

Kurti thotë se, qeveria dhe ekzekutivi po u bindët urdhrave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurse, opozita sipas tij, është e dobët dhe e pafuqishme, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Teksa pozita dhe koalicioni qeverisës ngërdheshen duke luajtur me opozitën dhe jo thjesht me paaftësinë e saj për të bërë numrat bashkë në parlament (po të ishin më të bashkuar prej kohësh do ta kishin nxjerrë kabinetin Haradinaj në stolat e opozitës) opozita ka rënë pre e lojërave joshëse në paskuintat e pushtetit”, shkruan Kurti.

Ai pohon se, këto lojëra me prapaskena elektorale kanë një kosto shumë të madhe si në arenën e vendimmarrjes në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi por edhe një kosto të pakthyeshme tek besimi i këtij populli.

“Edhe asaj mase kritike të popullsisë që do të donte fundin e kësaj klase politike të korruptuar po i mohohet edhe atashimi më legjitim me një opozitë që duhet të luftojë për interesat e Kosovës madje edhe duke sakrifikuar në terma të ngushtë rrogat e dyfishuara dhe privilegjet që vijnë bashkë me karrigen e deputetit”, shkruan ai. 

Lexojeni shkrimin e plotë:

OPOZITA E KOSOVËS, PRE E LOJRAVE JOSHËSE NË PASKUINTAT E QEVERISJES!!!

Një opozitë e dobët pa fuqi dhe ngjyrë po ia zgjat jetën kësaj të keqe.

Sot Kosova ka një pozitë/qeverisje dhe një president më të dobët se kurrë më parë të cilët po i shkaktojnë dëme të pakthyeshme shtetit tonë të ri vetëm për të ruajtur karriget e pushtetit dhe privilegjeve që ai sjell.

Për të ndaluar këtë president i cili del hapur kundër interesave të shtetit që drejton dhe me një qeveri dhe ekzekutiv që thjesht u bindet urdhrave të këtij presidenti anipse deklaron se është kundër platformës së tij për korrigjimin e kufijve do të duhej vetëm një opozitë më e organizuar dhe që sheh më tej se interesi partiak.

Por ndërsa pozita bën sikur nuk është dakord, faktikisht sot zotëron një dakordësi impresionuese numrash me gjithë skandalet e deklaratave, aferat korruptive dhe vendimet që po rrezikojnë sovranitetin e vendit.

Nga ana tjetër opozita bën sikur është dakord por nuk bëhet bashkë në një qëndrim të vendosur që do ta rrëzonte lehtësisht këtë klasë aventurierësh në qeverisje, me numra në parlament apo edhe me organizimin e protestave të cilat do të shënonin një shkallë të re vetëdijësimi edhe të shoqërisë kosovare e cila momentalisht gjendet në agoni.

Një opozitë e dobët pa fuqi dhe ngjyrë që pretendon të kërcasë dhëmbët por që ka harruar të stërvitet për një sezon ndeshjesh që kërkojnë gjunjë dhe muskuj të fortë. Si duket pushimet e gjata dhe rehatia që sjell karrigia e deputetit i ka përgjumur në djepin dhe ninullën që pushteti ka përgatitur për ta!

Një opozitë e paaftë të mbrojë interesat e Shtetit nga i cili marrin rroga të majme duke dhënë asgjë përveç një angazhimi sporadik një herë në javë në rastin më të mirë kur seancat parlamentare mbahen.

Çfarë opozite është kjo kur për interesat e tyre të ngushta partiake dhe elektorale nuk janë në gjendje të bëjnë bashkë qëndrimet as në kuvend dhe as jashtë tij¬!

Teksa pozita dhe koalicioni qeverisës ngërdheshen duke luajtur me opozitën dhe jo thjesht me paaftësinë e saj për të bërë numrat bashkë në parlament (po të ishin më të bashkuar prej kohësh do ta kishin nxjerrë kabinetin Haradinaj në stolat e opozitës) opozita ka rënë pre e lojrave joshëse në paskuintat e pushtetit.

Këto lojra me prapaskena elektorale kanë një kosto shumë të madhe si në arenën e vendimarrjes në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi por edhe një kosto të pakthyeshme tek besimi i këtij populli. Edhe asaj mase kritike të popullsisë që do të donte fundin e kësaj klase politike të korruptuar po i mohohet edhe atashimi më legjitim me një opozitë që duhet të luftojë për interesat e Kosovës madje edhe duke sakrifikuar në terma të ngushtë rrogat e dyfishuara dhe privilegjet që vijnë bashkë me karrigen e deputetit. 

Është gati e papranueshme se si opozita nuk mund të punojë së bashku për interesat ekzistenciale të vendit.

Republikanët e Kosovës, REK, në kushtet e asgjësimit ët parlamentarizmit dhe strukturave institucionale mbështesin në parim dhe aktivisht protestat. Ashtu siç kemi mbështetur konkretisht me pjesëmarrje në tre protestat e tyre shoqërinë civile, po ashtu mbështesim çdo subjekt opozitar që protestën e sheh si të drejtë legjitime të demokracisë në mbrojtje të interesave të vendit. Ne nuk i bashkangjitemi thjesht atij që thërret protesta, por jemi pjesë aktive e do lëvizjeje politike dhe qytetare që kërkon ndryshimin real të kësaj statusquoje që po i kushton shtrenjtë Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test