Flet babai i Elez Blakajt: E kam idol Ramush Haradinaj, por të mos ma shajë djalin

Aktuale

Flet babai i Elez Blakajt: E kam idol Ramush Haradinaj, por të mos ma shajë djalin

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 17:53
Beqir Blakaj

Në emisionin Frontal ka folur Beqir Blakaj, babai i ish-prokurorit special, Elez Blakaj. Ai i është përgjigjur fyerjeve që ia ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj djalit të tij, si dhe kërcënimet që ish-prokurori ka marrë gjatë hetimeve të mashtrimeve në listat e veteranëve.

Kryeministri i kishte quajtur “hajn të pulave”, ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ka lënë gati aktakuzën për fryrjen e listave të veteranëve dhe ka shkuar në SHBA pas dorëheqjes. E babai i ish-prokurorit thotë se e admiron kryeministrin, por që ka disa fjalë për ofendimet që ia bëri djalit të tij.

“Unë zotin Haradinaj e kam idol. Më pëlqen, E kam votuar me gjithë qenien. Por, nuk ka nevojë që ta ofendoj djalin”, ka thënë Blakaj.

Babai i ish-prokurorit nuk ka hezituar të flas për bindjet e tij politike, ndërsa ka treguar edhe pse ka aplikuar për marrjen e statusit të veteranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat