Kur përzihet emri i djallit me emrin e djemve të luftës për liri

Aktuale

Kur përzihet emri i djallit me emrin e djemve të luftës për liri

Nga: Musa Kurhasku Më: 19 shtator 2018 Në ora: 17:51
Luftëtarë të UÇK-së

Lista emrore e veterenëve të rrejshëm të UçK-së, ka goditur  thellë  identitetin e një pjese të kosiderushme të luftetarëve të cilët mbase me pahir apo me qellim janë perfshirë  në ketë listë, e të cilët kanë dëshmi dhe fakte e prova të pa kontestueshme që kanë luftuar dhe  nuk e leshuan pushkën në luftën për liri të Kosoves, deri në largimin e edhe të vetmit ushtar, paramilitar e policit  serb nga Kosova.

Këto janë goditje të tmershme dhe veprime të pa moralshme  që nga paslufta, që ja bëjne çlirimtarëve të Kosoves, duke filluar nga administratat e UNMIK-ut, EULEX-it, politika e jashtme dhe e brendshme e Serbis dhe aleatve të saj por, edhe të disa individeve e udheheqës të  institucioneve të  Kosoves pas luftës. Në këto 19 vite të pasluftes, politika e të apostrofuar “UNMIK”, “EULEX”, e individ të caktuar të institucioneve të Kosoves, e të Serbis, ka pas për qellim dhe  mbetet ende aktuale veprimi i tyre që në Kosovë, mos të ketë individ apo grupe individësh  që luftuan dhe janë krenar  në këtë vend.

Dëshmor i kombit Bashkim Idrizi dhe Korab Binxhia. Uliks Bicurri, Florent Ukmata, Kujtim Përteshani dhe luftëtarë të tjerë të kësaj Brigade të parafillimit të Betejes së UCK-së.

Zona e Dukagjinit i ka mbi 800 dëshmorë, ka me qindra të plagosur,  prandaj  liria është fituar  me gjak. Sa është e pa moralshme aq edhe e kundërligjshme që emri i një luftëtari apo luftetarë të UCK-së të futet  në vallen e atyre që dyshohet se kan dhënë  mito për të poseduar një epitet të veteranit  të një lufte të shenjtë siq ishte ajo e fundit në Kosovë.  “Është mirë me i ndjek rrugët ligjore, të krijohet  një padi e madhe voluminoze,  me thirr  prokurorin dhe me u ballafaqu në gjyq me ata për cilët me qëllim na kan involvuar  në këto lista, ku janë emrat e atyre të cilët kan gënjyer se kan luftuar për lirin e Kosoves”.  Këto janw shprehjet mllefuese tw  luftëtarit dhe veprimtarit të lëvizjes qlirimtare të fillimit të luftës së viteve 90-99,  Kujtim Perteshani, emri i të cilit është përfshirë në listën e emrave të rrejshëm të veteranëve të luftes.  Ai vazhdon duke rreaguar  se “ky veprim është qëllim keq dhe degradues jo vetëm për mua por për të gjithë ata të cilët jan përfshir gabimisht në listen e genjeshtarëve të luftës së UCK-së.” Ai ka shtuar se qarqe të caktuara  jasht vendit dhe brenda tij po tentojn ta destabilizojnë Kosovën për të dëshmuar para faktorit nderkombëtar veqmas para  SHBA-së, Gjermanis, Frances, Brukselit dhe vendeve tjera mike, se Kosova është shtet i dështuar dhe klasa politike e Kosoves nuk ka dije dhe nuk ka aftësi të ndertoj shtetin e vet! “Une si luftëtar i UCK-së, sikur që jam betuar në vitin 1998 para flamurit, se për tokën, për popullin dhe lirin e tij do të sakrifikoj jetën dhe do ta fal edhe piken e fundit të gjakut, ashtu betohem edhe sot se Kosoves do ti dal zot edhe në ditët e lirisë  së saj dhe në cdo cast të  jetes time do të luftoj kundër atyre që deshirojn të mohojnë gjakun e deshmorve, të përdhosin dhe abuzojnë me luftën e shenjtë të ushtarëve (veteranëve) të vërtetë të luftës së UCK-së. Pereteshani ofron prova të mjaftueshme që ishte nga dita e par e thirrjes së zërit për liri të Kosovës në beteja e fronte të ashpëra kundër forcave serbe. Faktet dëshmojnë se edhe CNN, BBC RTSH, DË e shumë media botërore tregojnë incizimet tona të lodhur fizikisht por të motivuar shpirtërisht e me mendje të përqendruar në luftën për liri. Dhe jo të pajisem në mënyrë tinëzare dhe rrenacake me një certifikatë të ‘Veteranit të luftës’. Ata që e duan Kosovën, e që janë pajisur me certifikata të ‘Veteranit të luftës’, nuk është e ndershmë që të na ‘përdhosin’ neve djemve të Gjakovës, ta ‘përdhosin’ emrin e Përmet Vula, Yll Morina, Ilir Soba, Elton Zherrka sepse ne të gjallët që jemi të shkruar si veteranë të luftës së vërtetë do të lëvizim cdo gurë për të vënë para drejtsisë rrenacakët të cilët e mohuan sakrificën tonë.

“Dëshmitë e paraqitura për këtë tekst të cilin do ta ndaj me të gjitha mediat dhe adresat elektronike, ku unë Kujtim Përteshani, kam fakte për pjesmarrje në betejat e Rekes së Keqe, në betejat e luftës së shenjtë  ku ka rezoltuar me thyerjen e Kufirit në Koshare, si dhe në shumë beteja tjera në bartjen dhe furnizmin e ushtarëve të UCK-së për cdo beteje që na ka rastisur! Fotot që I paraqes  në këtë rast janë dëshmi dhe jo gënjeshtra. Janë foto që kujtojnë betejat me dëshmorët e kombit, Korab Binxhiun, Bashkim Idrizin, me luftëtarin dhe dëshmorin, Shefqetin nga Komuna e Deqanit.

Fotot e tjera të fushë betejave me luftëtarët dhe dëshmorët e heroit të gjallë Florent Ukmaten, të ndjerin Uliks Bicurrin, dhe luftëtarin Florim Kurhaskun dhe shumë bashkëluftëtarë tjerë të cilëve ju kërkoj falje që nuk i ceki në këtë rast me emra, por zemra dhe mendja më qëndron  zgjuar në gjumë tek sakrifica e tyre për qlirimin e Kosovës. 

“Kërkoj, jo nga Hashim Thaqi, jo nga Kadri Veseli, jo nga Fatmir Limaj. Kërkoj nga komandanti ynë legjendar Ramush Haradinaj, të tregoj sinqeritetin dhe burrërinë e tij edhe tash në paqe e liri, sic ka treguar në ditët më të vështira të atdheut ton për liri, se djemt e Dukagjinit nuk janë komandant e dëshmor tw Bllaces”, kërkon luftëtari dhe veterani i vërtetë i UCK-së, Kujtim Përteshani.

Autori është gazetar. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat