PDK gati për zgjedhjet e brendshme

Aktuale

PDK gati për zgjedhjet e brendshme

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:23
PDK gati për zgjedhjet e brendshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së se kjo parti i ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e procesit zgjedhor brenda partisë.

Ai tha se ky proces zgjedhor do të jetë tërësisht i hapur, gjithëpërfshirës, gërshetim kreativ gjeneratash dhe hapje dyersh për të gjithë ata që kanë ide dhe duan të kontribuojnë për vendin. 

Lideri i PDK-së theksoi se Dekada e Re e Pavarësisë do të flasë me zërin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në Këshillin Drejtues të PDK-së, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme. Ky proces zgjedhor do të jetë tërësisht i hapur, gjithëpërfshirës, gërshetim kreativ gjeneratash dhe hapje dyersh për të gjithë ata që kanë ide dhe duan të kontribuojnë për vendin. Të rinj e të vjetër së bashku me shpirtin gjithmonë të ri të PDK-së. Dekada e Re e Pavarësisë do të flasë me zërin e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat