Rrëfimi i familjes së 17-vjeçares, që akuzon ish-ministrin Baliq për ngacmim seksual

Aktuale

Rrëfimi i familjes së 17-vjeçares, që akuzon ish-ministrin Baliq për ngacmim seksual

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 20:02
Prindërit e Selma Mustafaviqin tregojnë se si profesori tentoi ta dhunoi bijën e tyre

Prindërit e Selma Mustafaviqin tregojnë se si profesori tentoi ta dhunoi bijën e tyre.

Një hall i madh i ka sjellë në Prishtinë Murat e Elvira Mustafaviqin.

Këta janë prindërit e Selma Mustafaviqit, 17 vjeçare nga Vitomirica e Pejës, e cila po akuzon ish ministrin e Shëndetësisë, Numan Baliq, për ngacmim seksual.

Të shqetësuar nga ajo çfarë kishin parë e kishin dëgjuar nga vajza e tyre, erdhën në Prishtinë, t'i drejtoheshin edhe Zyrës së Avokatit të Popullit.

Sipas mesazheve që prindërit i posedojnë, Baliq i kishte shkruar vajzës 17 vjeçare mesazhe me përmbajtje intime.

Meqë vajza ia kishte bllokuar të gjitha kontaktet përmes telefonit, Baliq i kishte shkruar edhe letër.

Baliq mesazhe nuk kishte shkëmbyer vetëm me Selmën, por edhe me nënën e saj.

Nëna, Elvira tregon se momenti kur kishte kuptuar se vajza e saj ka një hall, ishte shqetësuar shumë.

Selma kontrollin mjekësor donte të bënte me nënën, ngase kishte frikë që mund të ndodhte diçka pa dëshirën e saj.

E momenti kur Elvira ishte përballur me Baliqin në zyrën e këtij të fundit, për nënën e tre fëmijëve ishte i rëndë.

Selma, sipas prindërve, ishte edhe e rrahur nga profesori i saj.

Numan Baliq për familjen Mustafaviq nuk është vetëm profesor i të bijës, por kanë lidhje familjare.

Murati, 48 vjeçar, kërkon drejtësi për rastin e vajzës së tij.

Selma, 17 vjeçe e gjysmë, tashmë ka ndërprerë Fakultetin e Infermierisë.

Numan Baliq, i kontaktuar ka thënë se këtë punë ua ka lënë organeve të drejtësisë.

Prokuria në Pejë ka nisur hetimet për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat